Reagimi epik i Maradonës: Kristiano Ronaldo më i miri në planet? Thuaj mos na çajë shumë kokën…

Kristiano Ronaldo fitoi në Paris, për herë të pestë “Topin e Artë” duke barazuar yllin argjentinas Lionel Mesi. Gjatë fjalës përshëndetës portugezi deklaroi se beson që është futbollisti më i mirë që ka pasur ndonjëherë historia e futbollit.

Diego Armando Maradona nuk ndan të njëjtin mendim me futbollistin e Realit. Kur u pyet në një intervistë me “AS” rreth deklaratës së CR7, Maradona u përgjigj:

“Ronaldo më i mirë se ju? Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën!Nga ajo që pashë prej tyre, Alfredo Di Stefano, Krujf… dhe Mesi, por mund të jetë edhe Kristiano. Çfarë i mungon Mesit për të qenë Maradona? Ajo nuk mund të blihet, është brenda jush dhe vjen si standard.

Maradona

Mesi nuk do të jetë në gjendje të ulë 20 lojtarë, të bisedojë me ta dhe t’i motivojë ata, ashtu si unë. Ronaldo? Ai është i mrekullueshëm. Më pëlqen definicioni i tij. Një tjetër gjë që më pëlqen në lidhje me Kristiano Ronaldon është se, kur ekipi ka nevojë për të, ai jep gjithçka. Nuk ka pasur shumë lojtarë që nga Krujf me atë cilësi”.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...