Reagon imami nga Zvicra që u akuzua për dhunë seksuale dhe fizike

Të ndëruar vëllezër dhe motra

Të ndëruar qytetar

Duke parë vendimin e Gjykatës Federale te Zvicres, te publikuar sot në disa gazeta, në të ciën shkruan se kinse një Imam nga St. Galleni duhet ta leshoj Zvicren përshkak se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-gruas se tij, si rrjedhojë me duhet te informoj mbarë publikun përshkak se barti postin e Imamit dhe predikuesit fetar këtu në Zvicer dhe këtë si vijon:

• Të gjitha akuzat që ka ngritur ish-gruaja Rahmah Ramli kundër meje në fillim te vitit 2016, organet e shtetit nuk gjetën asnjë dëshmi se ato janë te vërteta se kinse imami ka dhunuar gruan fizikisht dhe seksualisht, prandaj kisha edhe mundësinë që ta padisja për akuza te pabaza, por nuk e bëra, sepse ishte nëna e katër fëmijeve te mi.

• Arsyeja se përse ish-gruaja ka ngritur këto akuza kanë qenë se ajo sebashku me nënën e saj me thanë se pasi që ti je martuar përsëri, ne do te mundohemi maksimalisht për të dëmtuar sepse ti nuk do ta bësh një padrejtësi ndaj vajzes sonë. Të njëjten ditë ajo u largua nga shtëpia dhe u vendos në Frauenhaus ku u mundua të dëmtoj imazhin tim. Pas dy muajve, raportet u rregulluan dhe organet e shtetit (KESB) na kanë fotografuar disa herë kur unë me ish-gruan kemi dalur me femijet dhe kemi shetitur ne qytet. Kjo ishte një dëshmi që te gjitha akuzat e ish-gruas te konsiderohen te pavlefshme.

• Ish-gruaja me ka akuzuar si njeri te rrezikshëm dhe se kinse Imami do t’i marr femijet dhe do largohet në Kosovë, por as kjo nuk ndodhi, përshkak se unë nuk kam ardhur në Zvicër për të bërë çrregullime, por për te punuar për komunitetin musliman dhe fal kontributit dhe besimit te popullit brenda ketyre 10 viteve kemi realizuar projekte jashtëzakonisht te mëdha në shërbim te qytetit, integrimit dhe te një bashkëjetese me kulturat e tjera.StrugaLajmStrugaLajm

• Unë kam vazhduar punën time si Imam dhe ligjërues fetar në qytetin e St. Gallenit dhe kam pasur kontakte te vazhdueshme me organet e shtetit dhe çdo herë kam qenë i gatshëm të përballem me organet e drejtësisë.

• Sikur akuzat te ishin të vërteta, unë sot do të përfundoja në burg dhe do vuaja burgun, por asnjëra dhe as tjetra nuk kishin bazë përshkak se unë mbaj raporte te mira me të gjithë.

• Të gjitha këto akuza kanë ardhur vetëm pasi ish-gruaja ka shkuar në Frauenhaus dhe ç’është e vërteta, përderisa ne ishim bashk, për çdo vit prinderit e gruas kanë ardhur nga Singapori dhe kanë qendruar nga tre muaj, d.m.th ajo ka pasur mundësi që te ankohet për dhunën e ushtruar, sepse unë shumë pak kam qendruar në banesë, kam qenë i zënë me aktivitete te ndryshme dhe çdo gje është e faktuar.StrugaLajm

• Ajo që më se shumti me brengos është se si ka mundësi që në një shtet demokratik siç është Zvicra, te merren vendime duke u bazuar në fjalë te ish-gruas, e veçmas Migrationsamti ka bërë shkelje duke mos u marr me akuzat se a janë apo nuk janë te vërteta, por ka vendosur për të mos e rivazhduar leje qendrimin tim ne Zvicer.

• Brenda këtyre 10 viteve që jetoj dhe veproj në Zvicer kam investuar maksimalisht që se bashku me ish-gruan t’i perfundojmë të gjitha kurset e gjuhës gjermane dhe asokohe, kur kishim nevojë për ndihmë që zyra për integrim t’na ndihmoj materialisht, nuk interesoheshin fare, prandaj është shumë e çuditshme se si kanë rrjedhur gjërat. Pasi ne e mësuam gjuhën gjermane, pati një artikull në vitin 2011 te ngjashëm me këtë; “Imami Dragusha predikon që t’i rrahni fëmijet nëse ata nuk falen“ por edhe kjo iniciativë dështoi pasi që nuk kishte fakte as në polici dhe nuk kishte asnjë padi nga ndonjë prind.

• Në Zvicër për çdo ditë ka ndarje të qifteve dhe martesa te reja dhe secila grua ankohet dhe akuzon palën tjetër, por janë organet kompetente që duhet te merren me akuzat dhe jo me fjalët. Si ka mundësi që i tërë Enti për Migracion dhe Partia Politike SVP te merret me Feim Dragushën aq shumë? Këtu ka shumë arsye se përse i kanë dhënë aq shumë hapsir rastit të një Imami, i cili nuk ka pasur deshirë që te vazhdoj një martesë dhe ka martuar një grua tjetër. Unë vazhdimisht kam kritikuar këtë parti për përhapje te urrejtjes dhe nxitjes se islam
ofobisë, prandaj me datën 21 tetor 2019 do kem takim te drejtpërdrejt me organet shtetërore për t’u përballur me rastin në fjalë dhe asnjëherë nuk ndihem i penduar për kritikat që i kam ndaj SVP-së

• Për fund ju informoj se unë ndihem shumë i qetë dhe aspak I shqëtësuar për faktin se kjo lëndë do të vazhdoj deri në Gjykaten e Strasburgut për te parë qe edhe në Gjykatat Zvicerane por edhe organet e rendit bëjnë lëshime dhe kam vizituar me shumë se 235 familje me raste te ndryshme, prandaj deri në fund do te punoj që te mbroj vetën dhe familjen time nga këto akuza dhe përseri e vërteta do te dal në shesh, që jo vetëm gratë kanë te drejta, por ka raste kur edhe burri përballet me dhunë fizike.

Të gjithë ata që deshirojnë te merren me këtë rast, i ftoj që t’me kontaktojnë në numrin e telefonit +41791230405

Me rrespekt
Mr.sci.Feim Dragusha

Imam dhe ligjërues në Verein Paradies Moschee

In : Aktuale

Loading...
loading...