Reagon Këshilltari i ASH-së:Komuna e Strugës më shumë euro ndan për Ndricimin publik dhe makinën e re të kryetarit se sa për ujin e pijshëm

Këshilltari I ASH-së Jasmin Qazimoski në një reagim deri te Strugalajm.com ka prezantuar një pjesë të buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2018.Sipas Qazimoskit për herë të parë Komuna e Strugës ndan 660 mijë euro për ndricimin public dhe jo për problemin me ujin e pijshëm që ballafaqohet qytetarët e Strugës.Sipas Qazimoski për 2018 Komuna planifikon 130 mijë euro për t’i blerë makinë kryetarit dhe jo për investime të tjera të nevojshme.’’Pavarësisht rritjes të konsiderueshme në përcaktime të dyshimta, zakonisht të cilësuara si “shpenzime të tjera” më e dukshme është grafa”riparimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik.” Për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor komuna ka ndarë një fond rekord prej 40 milionë denarësh, ose mbi 660,000 euro për vitin 2018.Pas skandalit të naftës, a është kjo një sfidë e re për keqpërdorimin e parave publike?
Ndërkohë, shumica e fshatrave janë të ballafaquar me problem të madh, si mungesa e ujit në verë, ku realisht duhet të ketë më shumë financim,komuna ka përgjysmuar shumën për këtë qëllim dhe ka ndar rreth 130.000 euro, identike me shumën e planifikuar për të blerë një makinë të re kryetari i komunës. Sa para duhet për të zgjidhur këtë problem, mbetet koha për të treguar. Por një gjë është e qartë se sa ky pushtet do të kujdeset për shqetësimet dhe interesat e qytetarëve’’ ka potencuar Jasmin Qazimoski-këshilltar në Këshillin komunal nga ASH.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...