Reagon qytetari nga Dollogozhda:Ndihma e Shpejt e Strugës nuk i ndihmon pacientët por i le të …

Verim Reçi banorë i Dollogozhdës së Strugës në një reagim deri te Strugalajm.com,tejet i indinjuar nënvizon se Urgjenca e Strugës nuk është në shërbim të pacientëve dhe nuk u përgjigjet kërkesave për ndihmë të shpejt.Ai në këtë drejtim jep shembullin e tij personal me gjyshen e tij e cila tashmë ka ndërruar jetë.”Për pesë ditë me radh kërkoja ndihmë nga urgjenca të më dërgojë makinën e ndihmës së shpejt me një ekip mjekësor por vetëm njëherë e panë të arsyeshme të vijnë.Ndërkohë u detyruan në rrugë private të angazhojmë ekip mjekësorë.Ditën e pestë para SE të ndërrojë jetë gjyshja pas telefonatave të vazhdueshme në Shtëpinë e Shëndetit të Strugës merrnim përgjigjen se mjeku nuk është aty . Kjo që na ndodhi ne nuk është një fenomen i izoluar por një praktikë që vazhdon në këtë institucion shëndetësor”përfundon ai.Në vazhdimësi në media qytetarët e Strugës e kanë ngritur këtë shqetësim ndërkohë nga Shtëpia e Shëndetit të Strugës kanë ripërsëritur se kanë mungesa kadrovike duke thënë se nevojitet shtim i kapaciteteve.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...