Referenca shkencore dhe empiri jetësore para vetës dhe botës!


Halit Krasniqi

Në përvjetorin e 20-të të masakrave anë e kënd Kosovës, nëpër vendet e shenjta të kombit tonë në Kosovë, jemi duke nderuar të rënët gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999. Në këto raste po shpalosim kujtimet për vrasjet dhe masakrimet që ka bërë makineria militare dhe para militare, me urdhra të estabilishmentit shtetëror të Serbisë, e cila nga qeveri të ndryshme bën zbatimin e projekteve serbomëdha. Kjo dhunë ka filluar duke elaboruar projekte për zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre në mënyrë sistematike.

Që nga plani famëkeq “Naçertanie” të Ilija Garashaninit, të vitit 1844, i cili parashihte spastrimin etnik dhe në funksion të kësaj politike antishqiptare, janë angazhuar ingranazhe shtetërore në realizimin e tij. Të inspiruar nga kjo frymë në shekullin e kaluar, Ivo Andriç dhe Vaso Çubrilloviç, përpunojnë projekte për format dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Ndërsa në frymën e këtyre eleborateve me inspirime të tilla, janë aplikuar metodat shfarosëse nga qeveritë antishqiptare që nga viti 1877-1881, kur filloi dhe u arrit pastrimi i 647 vendbanimeve shqiptare që
nga Rakovica e këndej, deri në kufijtë aktual ku shqiptarët autokton e përbëjnë praninë e tyre ende edhe sot. Për të filluar pastaj në këto pjesë, që nga viti 1913 e deri me 1999 në forma të ndryshme që tani më i njeh edhe opinioni botërorë i kohës sonë.StrugaLajmStrugaLajm

Në qoftë se në një shkrim si ky, pa pretendime për të qenë një studim akademik i ekspertëve të fushave të ndryshme shkencore, është e vështirë të përllogaritën dëmet materiale dhe trysnitë shpirtërore, vrasjet në njerëz dhe humbjet e sasisë së gjakut të shqiptarëve në mijëra të vrarë e të plagosur civilë dhe si fakte mund të
përmblidhen për referenca shkencore e për empiri jetësore para vetës dhe para botës. Vetëm nga viti 1981 deri 1989 dhe më pastaj me 1998 dhe 1999, mund të bëjmë një përllogaritje intuitive të bindshme për të cytur kompetencën shkencore dhe për t’i nxitur autoritetet akademike që të lëshohen në studime konkrete edhe më tej e në konstatime kompetente për periudhat e më hershme, për të argumentuar saktësisht llahtarinë e dhunës serbomadhe gjate dy shekujve të kaluar. Për të ardhur në definicionin se populli shqiptar është stoik e me rrënjë lashtësia dhe asnjë lloj dhune nuk mund ta mposhtë. Me ndihmën e këtyre karakteristikave edhe kemi mbijetuar, pavarësisht tkurrjeve gjeografike e stagnimit riprodhues nga zbatimi i këtyre elaborateve të dhunës.StrugaLajm

Nëse pajtohemi me definicionin shkencor për përmbajtjen e gjakut me qeliza të kuqe dhe të bardha, me pllakëza e plazmën, në të cilën notojnë qelizat, trupi i njeriut nga këto të dhëna shkencore përkufizohet që përmban mesatarisht 5-6 litra gjak.

Nga rreth 16 000 shqiptarët e vrarë që janë të identifikuar me emër e mbiemër nga demonstratat e viteve 1981 e deri me 1989 dhe gjatë viteve të luftës së armatosur me 1998 e 1999 dhe nga rreth dhjetë mijë të plagosur në këtë periudhë, mund të llogarisim mesatarisht gjakun e derdhur për çdo njeri, që i bije se rreth 100 000
litra gjak janë derdhur në tokën e Kosovës, vetëm në kohën e brezit tonë. Mbi 500 000 të burgosur të identifikuar dhe mbi 1 milionë të dëbuar me dhunë nën kërcënimin me vrasje të njohura botërisht nga trojet etnike në shtetet fqinje, është shkaktuar vuajtje në përmasa të pallogaritshme. Nëse për humbjen e gjakut kemi njësinë matëse e sasinë në këtë vëllim gjaku, dhimbjet për këto humbje e kërcënimet për zhdukjen e të tjerëve dhe dhuna gjatë dëbimit, janë të pa llogaritshme për këtë brez. Ndërsa humbjet janë shumë dimenzionale dhe pasojat
kalojnë kufijtë e brezave.

Për të gjitha këto është dashur që çështja e Pavarësisë së Kosovës, në tërësinë e saj territoriale të mos diskutohej dhe ndëshkimi i protagonistëve të dhunës serbe, gjithsesi të ndëshkohej me një proces të njohur të Nynbergut dhe assesi të hapën paragjykime për ushtarët e UÇK-së, që ishin dalzotësit e këtij vendi. Një pjesë prej
tyre aktualisht, janë të kërcënuar nga një padrejtësi ndërkombëtare, pa të cilët ky vëllim i gjakut dhe vuajtjet e pësimet në aspekte të tjera do të ishin të pa imagjinueshme. Ndërsa fati i Kosovës shqiptare do të ishte sikur fati i viseve të tjera shqiptare që janë pastruar etnikisht dhe gjurmët kanë mbetur vetëm në mbiemrat e shqiptarëve me origjina vendbanimesh nga janë përndjekur familjet e tyre.


Loading...
loading...