Refleksione mbi vëllimin poetik ” Me sytë në fokus” të poetit strugan Ibrahim Abedini

Refleksione mbi vëllimin poetik ” Me sytë në fokus” të poetit Ibrahim Abedini
Nga poeti Eduard Sulollari referuar me rastin e promovimit të librit “ Me sytë në fokus”në Strugë- 2017

Vëllimi është konceptuar në katër kapituj, ndërsa do ta quaja një trend poetik të gjetur nga autori që përkojnë me katër stinët e jetës.
Katër kapituj me një shkëlqim të pafajshëm, strukur në vargje erëmira, shpeshë herë me ngjyra të furishme të qeshura, aty ku shpirti i poetit ka strehën më të mirë të qetësisë, aty ku fjala për atdhenë dëgjohet, oshëtin deri tutje.
Dashuria nuk njeh moshë për autorin edhe pse vitet skalitin mbi supet e tij mermerin e bardhë të viteve ai pret ” si oaza e tharë ujin e lumit”.
Autori kap atë boshllëk që një sy të zakonshëm që sy tjetër as që e dallon dot, detajin e skalit me vargun që kujtesa e mbanë si thesar ” Në syt e njomë fshihej nata që rënkonte” shprehet në poezinë me titullin ”Nata dhe i riu”
Poeti nuk ndalet këtu, kërkon, rëmon në thellësi të fjalës, dhe fletës së bardhë vizaton një tjetër varg që në lëndinën e dhimbjes ky togfjalsh nuk ka djep ta përkund këtë mall- bëhet fjalë për poezinë ” Ike larg”
Hidhërimi i mbushur me dritën e të vërtetës, spërkatur me nostalgji që godet muret e arsyetimit, është poezia ” Takim me qytetin tim” ” Një ylber mbi drin u lëshua avash” apo ” Rrëshqet kapela e maleve” varg që të dridhëron. Emocioni ka aq dallgë edhe kur lexon tjetrën poezi ”Tek liqeni i ohrit”
Ska kufi plaga që hapet, për të ardhur magjishëm në këto vargje, gjë tek të bën të ndalesh gjatë në lexim.
Vënd të lakmuar në brendësi të vëllimit te kapitulli i dytë, me dhjetra poezi për atëdheun, patriotizmin, vendlindjen.
Mesazhet që përcillen kan dritën e gjelbër të jetës. Çdo fjalë është një portë dalje për poezinë e rradhës sepse atdheu nuk do dashuri të cunguar, ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë, ai që nuk i jep gjithçka atij, i ka mohuar gjithçka.
Poeti shkruan thjesht, por pas gjërave të thjeshta është shkëlqimi që vesh sytë me gëzim dhe tret shpirtin, pas gjërave të thjeshta fshihet poeti i vërtetë, aty e gjejmë, sepse dashuria për atdheun është dashuria mbi të gjitha dashuritë.
Atdheu është vendi ku rrobërohet shpirti, ai nuk mund të harrohet. Edhe pse i mërguar gjenë kohë t`i falë vargje. Nuk ka sëmundje më fisnike se malli për atdheun.
Poeti e di se vendi i huaj nuk mund të bëhet atdhe. Dhe ai shkonë monopatit të vargut, tamam ashtu siç presim pranverën, nëpër vargje ndjejmë se si fëshfërinë pylli me lisa dhe shohim kaltërsinë që shpërndahet mbi vëllimin me poezi.
Asnjë dhimbje nuk është e vogël, poeti ndërton me shkathtësi dehëse pejsazhe që gjunjëzohen para fjalës plot zhdërvjellsi. Ai luan me fjalën si një re e bardhë tek josh qiellin dhe i shkel syrin horizontit të përflakur.
Poezia e veshur me ndjenjë, vargje me nerv poetik, skalitje marrandese dhe mesazhe tejet të qarta.
Shohim flakën e zemrës që lidh burbuqet e para të krijimeve edhe nëper gishtrinjtë e metaforave, e sigurt derdhet lumturia për një tjetër poezi hedhur me lirizëm.
Eduart Sulollari
Lin-Pogradec 26/07/2017StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...