Refuzoi martesën me 33 vjeçarin, ai e godet 8 herë me thikë!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, aty ku për shkak se nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës për martesë, një 33-vjeçar godet me thikë të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Nëna e dy fëmijëve refuzoi si partner 33-vjeçarin Mario Spahiu.

Plagosja ndodhi rreth orës  21:50 të 6 prillit në lagjen numër 17 të Durrësit.StrugaLajm

34 vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasja Stefani. V. 34-vjeçe e divorcur dhe nënë e dy fëmijëve të moshës 5 dhe 9-vjeçare kishte një lidhje me 33 vjeçarin.StrugaLajm

34-vjeçarja refuzoi kërkesën e tij për tu martuar madje kishte kërkuar të ndahej prej tij, por për pasojë ai e ka goditur tetë herë me thikë duke e plagosur rëndë.

Autori është shpallur në kërkim dhe po punon për arrestimin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

In : Rajoni

Loading...
loading...