Regjistrimi i popullsisë, në prill të 2020-ës

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë do të mbahet në vitin 2020, në periudhën prej 1 deri më 21 prill. Regjistrimi sipas drejtorit të Entit shtetëror për Statistika, Apostol Simovski do të realizohet në mënyrë të kombinuar, do të ketë regjistrim me mënyrën e vjetër nga dera në derë por gjithashtu do të shfrytëzohen të ashtuquajturat regjistra ose baza të të dhënave.

Ende si vend nuk kemi mundësi të zbatojmë regjistrim elektronik sepse nuk kemi adresë regjistrimi të krijuar që është elementare në këtë punë, ka filluar të krijohet por nuk kemi kohë të presim që të krijohet e gjitha. Nga ana tjetër në vetë regjistrimin e krijuar të këtij regjistri nuk do të thotë që bëhet përnjëherësh sepse duhet të ndryshohen shumë dokumente personale të qytetarëve dhe duhet shumë kohë – deklaroi Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.

Sipas kreut të Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, gjatë regjistrimit të ardhshëm mënjanimi i grafës për nacionalitetin do të kontribuonte në relaksimin e procesit, sepse sipas tij një graf e tillë ekziston vetëm për çështje politike dhe jo demografike.StrugaLajm

Nuk mund ju të thoni rrugë për turqit, shqiptarët maqedonët, por duhet të bëhen rrugë aty ku nuk ka, duhet të mundësohet zhvillim ekonomik, nuk duhet të shihet se për kë është por duhet të bëhet për njerëzit që jetojnë aty. Është e panevojshme përkatësia etnike në aspektet sociale, arsimore dhe në çfarëdo pune tjetër- tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.StrugaLajm

Për procesin e regjistrimit të ardhshëm do të angazhohen pesë mijë regjistrues, ndërsa vlerësohet se ky regjistrim do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 8,5 milionë euro. /Alsat-M/

In : Aktuale

Loading...
loading...