Regjistrimi i popullsisë në vitin 2019, ja kush e paralajmëron

Nga Beqir SINA

Vetëm në Amerikë, mund të ndodh kjo, që për etikë, jo vetëm politikanëve; Presidentit, anëtarëve të kabinetit, senatorve , kongresmenve, personaliteteve të fushave të ndryshme, apo cilido qofshin këta, afaristë, bisnesmen, artistë e aktor, gazetar, këngëtar, e tjer, ka një etikë, (kod estetike) e cila u kërkohet në paraqitjet e tyre zyrtare dhe ato publike.

Sidomos, në SHBA, ajo është edhe e kushtëzuar me ligj, kur bëhet fjalë për përfaqësim e tyre nëpër institucionet e tyre,(zyrat e përfaqësimit), ose në takimet zyrtare, dhe, ato publike, mbledhjet , diskutimet, simposiumet, forumet, samitet dhe festat e ndryshme, deri te paraqitja e tyre në studiot televizive, e cila quhet këtu presentable.

Madje, në Amerikë, në disa raste edhe kur të bëhet ftesa për pjesmarrje në një takim të rëndësishëm dhe serioz, festa të ndryshme (bankete dhe ballo) apo takime të tjera publike, organizatoret e shoqërojnë flet ftesëne tyre, edhe me një sqarim, ku në disa raste aty përmendet edhe veshja e të ftuarve, kodi estetik.

Në Amerikë, çka e ka mësuar mendojë unë, edhe e gjithë bota, edhe rojet (body guard) e figurave të larta, janë të veshur me kostum dhe me kollare. Pra, rojet qëndrojnë jashtë apo brenda istitucionit, afër apo larg objektit që ruajnë, duke ruajtur e vëzhguar me veshje serioze, (kostum e kollare), natyrishtë që posht tyre mbajnë dhe veshjet mbrojtëse, dhe aparaturat e komunikimit e përgjimit .

Mirëpo, te Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndoshta është njeriu që vuan më shumë se ndokush tjetër, për t’u bër protagonist i estetikës publike, sidomos në Shqipëri, duke shfrytëzuar  postin e tij, si Kryeministër ( i pa diskutueshëm dhe i plotëfuqishëm, ose me shprehjet e termave të gazetarisë socialiste propotent dhe arrogant) nuk ka një etikë , dhe nuk ka kodë estetik në kodin e tij , të as veshjes dhe as të sjelljes së tij.

Sidomos, kjo vërhet në “përballjet” e tij me politikanët në Parlament, me fjalorin që ai ka përdorur fjalor me zhargonj ordiner, edhe nga komunikimi me gazetarët në Shqipëri, që është ironik dhe aspak serioz, deri në ndonjë rast edhe ofendues.

Ai e ka keqpërdorur në shumë raste postin e numërit një të qeverisë së Shqipërisë, me shijet e tija ekstravagante kudo në paraqitjen e tij në egzekutivin e vendit.
Ai ishte që me kokë më vete, e ndryshojë edhe pamjen e disa ambjenteve të Kryeministrisë, institucionit më serioz në çdo vend të botës.

Kur Kryeministri  qysh ditën e parë, u mor personalisht me dekorin e disa nga zyrat e tij, në ndërtesën e Kryeministrisë. Muret u ngjyrosën me pikturat e tij, duke abuzuar kështu edhe me postin, mbasi muret e institucionit në shumë raste u mbushen përplot me flutura, mushkonja, apo lajle moj lule……piktura të piktorit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, Amerika “ia futi këmbët në një këpucë”!…

Edi Rama, për shijet e tij ekstravagante, dihet se është i vetmi Kryeministër në botë, që është fotografuar lakuriq, kur ai ishte duke shijuar në ekstazin e demokracisë, në plazhet nudo të Europës, daljen fotografi pra lakuriq, “cullak” në mes të ditës dhe në mes njerëzve (plazhistëve) me një vajzë të re.

Kryeministri Rama, ishte i pari Kryeministër, apo President, ministër apo personalitet i lart që u paraqit me kostum dhe kollare por me atlete të bardha edhe në Bruksel, edhe Samitin e Triestes, por edhe në takimin me z/vendes Presidentin amerikan Mike Pence në Podgoricë , por që nuk u pranua në fotografinë zyrtare me liderit e Ballkanit dhe zvendes presidentit të SHBA.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që iu gënjye mendja se nuk heq dorë nga stili i tij i veshjes. ku her na u shfaq me brekushe dhe bluza me porterte dhe me atlete “Adidas” të bardha, dhe her kostum të zi dhe me atlete të bardha, dy her “dështojë” dhe u “trupërua” vetëm me paraqitjen e tij me Amerikanët..

Për veshjen e Kryeministrit të Shqipërisë, para fillimit të Forumit, ende pa folur për temën e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e vetmja që ka tërhequr tashmë vëmendjen me pamjen e Edi Ramës, ishte gazeta njujorkeze NYT.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha”, do të shkruante New York Times, pas takimit të Brukselit, Triestes, kur ai sapo u paraqit kështu edhe në Podgoricë.

Këto janë fjalët e vetme që Sewell Chan, shefi i redaksisë ndërkombëtare të New York Times, i cili shkruante për pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, në artikullin e tij raportues për Samitin e Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë më 1-2 gusht, ku mori pjesë Zëvendës Presidentit amerikan Mike Pence.

Në fjalët e Chan ndihej ironia apo habia për veprimin e pakuptimtë, jashtë standardit apo protokollit diplomatik, të Kryeministrit të Shqipërisë, të ngutur e tepruar në përpjekjet për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Në mënyrë domethënëse ai qe edhe i vetmi udhëheqës nga vendet pjesëmarrëse—Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia—që nuk pati takim takim apo bisedë bilaterale bilaterale më Zëvendës Presidentin Pence, dhe i vetmi që nuk u pa në fotografinë e përbashkët të liderve pjesëmarrës në Podgoricë.
Pjesëmarrja e tij në Samit ishte sikur të mos ishte.

Ironikisht, si për ta bërë edhe më te dukshëm këtë fakt, ai qe dhe i vetmi udhëheqës që mungoi në foton zyrtare të Samitit, ku sipas variantit të zyrës së tij të shtypit, dhe shtypit propogandistik nga Tirana, Kryeministri vendosi të largohej pa mbaruar Samiti mbasi se helikopteri shtetëror për në Shqipëri nuk mund të fluturonte natën.

Ilustrimi më domethënës i këtij fakti pra veshja  është se Kryeministri Edi Rama, është parë  edhe në daljet e tija private në New York, ku ai po merr pjesë në Sesionin e 72-të, të Asamablesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk ka pasur pothuajse asnjë paraqitje ose fotografi me atlete të bardha si ai veprojë,  në Bruksel, Trisete, apo në Podgoricë.

Dhe, si për të ilustruar më së miri këtë fakt,”Rama, me dhe pa atlete: Kur Amerika t’i fut këmbët në një këpucë! … është bër shkak fotoja e çiftit kryeministror të Shqipërisë me çiftin presidencial amerikan në darkën që Presidenti i SHBA, shtroi për udhëheqësit, pjesëmarrës në Sesionin e 72-të të Asamablesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila ka ngjall humor me rrjetet sociale.

Biles dhe vetë të fotografuarit, Kryeministrit Edi Rama, mezi i mbahen të qeshurat, sikur të jenë duke parë të gjithë se çfarë do të thuhet  kur ta shikojnë këtë fotografi , Kryeministrin e fotografive me kostum të zi dhe me atlete të bardha, në Bruksel, Trisete, apo në Podgoricë, por jo në Amerikë.

Jo Edi Rama, por asnjë politikan, nuk ka ato kryqe (bythë), dhe, nuk është aq burrë, sa që të mos i “nënshtrohet” kodit dhe estikës pra paraqitjes, amerikane. Dhe, meqense jemi me rastin e veçantë të fenomenit Rama, se po dilte në fotogarfi apo nuk dilte në foto me çiftin Presidencial amerikan, qoftë e atlete apo pa atlete, janë vetëm për konsumim mediatik në Shqipëri, nga fushata propogandistike e Tiranës.

Apo edhe ajo tjetra që për shkak të qëndrimit politik tepër naiv, dhe aq  shumë të përfolur të Edi Ramës – Kryeministër- gjatë fushatës elektorale në SHBA, ku ai pa takt e pa fije diplomacie, nga ekrani i CNN hodhi bombën: “se nëse Donald Trump, do të nominohej si kandidat presidencial, kjo gjë do ta dëmtonte Amerikën dhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë viheshin në rrezik,! është thjesht për të treguasr se kush është sot Kryemnistri i Shqipërisë……….


Loading...
loading...