Rekord në Zvicër, për këto tabela të veturave u ofruan 150 mijë franga zvicerane (Foto)

Përmes një ankandi, kantoni i Wallis në Zvicër do të mund të rrisë financat e veta kantonale, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi që, sipas tyre, deri më tani, për tabelat me numër “1 VS” janë ofruar një shumë e konsiderueshme parash.

Për këto tabela, një zviceran, identiteti i të cilit ende nuk është bërë, ka ofruar hiq më pak se 150 mijë franga zvicerane.StrugaLajm

Me këtë, kantoni i Vallis do të thyente rekordin e mbajtur nga disa tabela të kantonit St. Gallen, tabela të cilat ishin shitur për 135 mijë franga zvicerane.StrugaLajm

Gjithsesi ky çmim mund të shkojë edhe më lartë, pasi që ankandi do të zgjasë edhe 22 ditë.

Thuhet se pjesëmarrja është e hapur për të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët janë në posedim të një patentë shoferi.

In : Aktuale

Loading...
loading...