Rikthehet Renault 4


Gjigandi francez Renault ka vendosur të sjellë përsëri në jetë modelin popullor Renault 4.

Renault 4 i ri nuk do të jetë i dizajnuar për përdorim të përditshëm, por është shpallur si një makinë plazhi, transmeton KosovaPress.

Ajo do të jetë një makinë elektrike nën emrin e-Plein Air, me 20 kuaj fuqi dhe 100 km autonomi me një kapacitet baterie prej 6.1 kWh.

Versioni elektrik i Renault 4 do të peshojë vetëm 580 kg, shpejtësia maksimale do të jetë 80 km/h, por në drejtimin e testimit ka arritur 85 km/h.

Renault 4 origjinal është prodhuar nga viti 1961 deri më 1992 (në Slloveni deri në vitin 1994).

Ai është modeli i tretë më i shitur pas Volkswagen Beetle dhe Ford Model T, modele këto të cilat nuk prodhohen më.

Loading...
loading...











Loading…


loading…