Rita Ora nuk ka pranuar para për të kënduar në Kosovë (FOTO)

Kush nuk e mban mend vizitën e Rita Orës dhe bujën që bëri ajo në me vendimin për ta xhiruar videoklipin në Kosovë disa vite më parë.

Po kaq zhurmë po bëhet edhe kësaj radhe kur pritet që ylli botëror të këndojë në Prishtinë,

Tashmë është zyrtare që ajo do të mbaj koncert në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe atë për asnjë cent.StrugaLajm

Këtë e ka konfirmuar edhe njëherë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli në profilin e faqes së tij duke konfirmuar se Rita nuk ka kërkuar asnjë cent për të performuar para shqiptarëve të saj.StrugaLajm

Detaje të tjera për koncertin ende nuk janë dhënë. Pritet që brenda pak ditësh të zbulohet çdo gjë lidhur me vizitën dhe performancën e saj në Prishtinë.


Loading...
loading...