Rrahje në një familje , s’merren vesh cilin serial ta shohin

Familja Sylmetaj nga fshati Lubizhda e Hasit nuk e ka kaluar në mënyrën më të mirë këtë vikend. Në orët e mbrëmjes të së dieles, në këtë familje ka plasur “dajaku”.
Tetëmbëdhjetë anëtarët e kësaj familje janë ndarë në dy kampe në orën 20:00, pasi që gjysma anëtarëve këmbëngulnin të shikonin serialin turk “Kara Sevda”, teksa pala tjetër donin të shihnin një serial tjetër në KTV. E pamundësia për të arritur një marrëveshje mes palëve ka shkaktuar konfrontim fizik mes anëtarëve të familjes së madhe nga fshati Lubizhdë, fshat ky që gjendet në territorin e Prizrenit.
Ka qenë Ganimetja, gruaja më e moshuar e familjes, e cila e para ka sulmuar gruan e djalit, Ibadetin, e cila ishte e vendosur se në këtë natë do ta shikonte serinë turke “Kara Sevda”. Në rrahje më tej janë përfshirë gjithë anëtarët e familjes, me ç’rast disa nga ta kanë pësuar rëndë dhe janë dërguar në Emergjencën e Prizrenit.
Policia ka mbërritur pas dy orësh në vendin e ngjarjes. Ajo po heton rastin dhe deri më tani ka shoqëruar në Polici vetëm Ganimeten.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...