Rritet komunikacioni, në VK pritet nga 30 minuta

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit  është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanovcë, Bogorodicë dhe Dojran, vërehet frekuentim i rritur i automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga shteti është  prej 15 deri 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

StrugaLajm

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur  të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të  vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...