Rritet numri i personave me grip

Kujdes nga i ftohti dhe ajri i ndotur– Fëmijët dhe të sëmurët me sëmundje kronike janë më të ndjeshëm në këtë kohë. Mungesa e reshjeve të borës rrit edhe më shumë rrezikun për paraqitjen e viruseve.

StrugaLajmStrugaLajm

“Këtë kohë çdoherë kemi rritje të fluksit, qofshin ato fëmijë, njerëz me sëmundje kronike apo të moshës më të lartë. Këtë vit e vështirësoi koha pasi që nuk kemi borë, sepse shumica e dimë se bora sadopak e ul fluksin, për shkak se numri i viruseve dhe baktereve zvogëlohet dhe bën një lehtësim si për ajrin edhe për njerëzit.”,- tha mjeku i përgjithshëm, Harkan Memedi.Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e tyre dhe në këtë kohë të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.“Në këtë kohë zakonisht duhet të qëndrohet në shtëpi për shkak se ajri i ndotur e vështirëson më tepër frymëmarrjen dhe pa pasur nevojë mos të dilet jashtë. Terapia duhet të jetë simptomatike, duhet konsumuar lëngje të ngrohta, çaje apo supa.”,- theksoi mjeku i përgjithshëm, Harkan Memedi.Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se edhe këto ditë do të vazhdojë moti i thatë, por intensiteti i erës do të ulet.Ditët në vijim do të vijojnë të jenë me diell dhe të ftohta, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta. Prandaj këshillohet për më shumë kujdes. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...