Rrjeti i Biznesit shqiptar në Botë takohet në Zvicër

Në Luzern të Zvicrës u mbajt Kuvendi vjetor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë dhe prezentimi i Strategjisë 5-vjecare

Gjatë një vizite dy ditore në Luzern të Zvicrës, më datë 2-3 shtator 2017, u mbajt Kuvendi vjetor i RRBDSH:së dhe njëkohësisht prezentimi 5-vjecar i Strategjisë së Rrjetit të Bizneseve. Të pranishëm në kuvend ishin, presidenti i RRBDSH, USA, z. Nazar Memeti, Sekretari i Përgjithshëm z.Ismet Smajli, kryetari për Europë dhe Austri z.Yll Blakaj, Zvicër – z. Qamil Isufi, Gjermani – z.Nazmi Viqa dhe z.Bekim Brestovci, Kanada – z.Naser Berisha, Francë – z.Bujar Marevci, Suedi – znj.Saranda Iséni, Finland – z.Nexhat Dumani, Angli – z.Artan LLabjani, Itali – z.Vat Marashi dhe znj.Ermira Zhuri, Belgjikë – z.Ahmet Gjanaj dhe Slloveni – z.Tahir Maliqaj, sikurse drejtori për investime në ministrin e diasporës z.Naim Dedushaj, eksperti irlandez z.Martin Rusell dhe ekspertja nga USAID znj.Ermira Ajeti.
Nga kjo konferencë dy ditore mund të përmblidhen pikat në vijim:
1) Eksperti ndërkombëtar z.Rusell paraqiti draftin e parë të Strategjisë pesëvjeçare të Rrjetit, i cili ndër të tjera tha se gjithcka që ne sot kemi para nesh është reputacioni jonë dhe se ka mundësi të larta të zhvillimit të rrjetit në sfera të ndryshme. Njëkohësisht ai theksoi se vizioni strategjik i një rrjeti është shumë i nevojshëm për zhvillimin operativ, shërbimet e ofruara, sukseset e arritura dhe mbrojtja e interesave në të ardhmen. Kjo strategji mund të kontribuojë në profesionalizimin e angazhimit të diasporës përmes RRBDSH-së, të ndihmojë vet pozicionin e RRBDSH-së si udhëheqës konceptual dhe operacional të angazhimit të diasporës në tregun në zhvillim dhe njëkohësisht të ndihmojë pozicionin e RRBDSH-së si një organizatë e tillë për trojet etnike shqiptare.
2) Kryetarët e shteteve përkatëse paraqitën raportin vjetor duke veçuar arritjet e afaristëve, projektet e inicuara gjatë këtij viti sikurse edhe projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm. Gjatë prezentimit të raportit bëhej në të vërtet rrjetizimi në nivel shtetëror duke bërë ndërrim të ideve dhe sukseseve që de facto ngjalli inspirim dhe motivacion për të punuar më shumë në drejtim të këtij misioni të shenjtë.
1) RRBDSH së shpejti do të organizoj edhe Forumin Ekonomik dhe Gala mbrëmjen në Prishtinë me një pjesëmarrje massive të bizneseve.
Konkludimi i këtij takimi dyditor është shumë i qartë. RRBDSH është një fuqi ekonomike me një interes të lartë e gjithanshëm kombëtarë. Vetëm prezentimi i Draftit të parë të Strategjisë tregon seriozitetin e planit dhe punës efikase që RRBDSH i ka dhënë vetes për obligim dhe vizion.
Aktiviteti i RRBDSH:së sikurse ideja dhe themilimi i tij është një ndër hapat më të rëndësishme në historinë ekonomike të popullit shqiptar. Vizioni dhe misioni i Rrjetit është veprim gjithëkombëtarë duke u nisur nga vet identifikimi dhe bashkëveprimi i afaristëve duke përfshirë diasporën dhe gjithë trojet shqiptare si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Për çdo ditë vendosim nga një petal të ri njohje, sikurse ky takim që vendosi një petal udhërrëfimi se ne historikisht kemi bërë shumë por aktualisht jemi në gjendje të bëjmë më shumë për interesa individuale, shoqërore dhe kombëtare. Gjithçka ndodh për një arsye, vetëm duhet qëndrim e mirënjohje për të lehtësuar lundrimin. Drejt rrjetizimit!StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...