Rrogat 200 euro, harxhimet mbi 500 euro, si jetohet në Maqedoninë e Veriut?!

Më shumë se 500 euro janë të nevojshme për një familje prej katër anëtarësh për të mbuluar vetëm shpenzimet themelore brenda një muaji, shkruan “Zhurnal”.

Sipas të dhënave më të fundit të statistikave, shuma e shportës së konsumit është 32.671 denarë në kushtet kur paga mesatare është 24.517 denarë apo 400 euro, ndërsa ajo minimale rreth 200 euro.

Sipas Statistikave, për një vit janë shtrenjtuar shumica e produkteve në treg. Rritja më e madhe është regjistruar tek frutat, cigaret dhe karburantet, por janë shtrenjtuar edhe perimet, vezët, mishi, qumështi, peshqit. Çmimi mesatar është rritur edhe tek biçikletat, aranzhime turistike, mobiljet …

Sipas të dhënave të statistikave, deri në 73 për qind e buxhetit amiljar në muaj shkon për ushqim dhe strehim, dhe vetëm 5 për qind shpenzohen për kulturën dhe shëndetin.

Në një vit, çmimet kanë rënë të produktet e bukës, drithërat, përpunimi i mishit, pijet joalkoolike, biletat e avionit, këpucët, telefonat dhe pajisjet e IT-së …

In : Aktuale

Loading...
loading...