Rruga me gropa i lidh fshatrat me Strugën (Foto)

Banorët e disa fshatrave të Strugës të ish Komunës së Dollogozhdit si dhe lokalitete e tjera të Malësisë së Strugës ankohen se për të ardhur në qytet duhet të kalojnë një rrugë tërësisht të shkatërruar ku prej vitesh askush nuk kujtohet ta sanoj atë.Gropat në rrugë sidomos në rrugën që kalon nga fshati Morovishtë deri fshatin Drasllajcë thonë banorët e kësaj ane janë aq të shpeshta dhe të thella sa që është e pamundur shmangia prej tyre nga automjetet.Shoferët e këtyre fshatrave të cilët për cdo ditë duhet të kalojnë në këtë rrugë ankohen se po u shkatërrohen makinat ,ndërsa specifikojnë se si pasoj e kësaj rruge të shkatërruar kanë ndodhur edhe aksidente si dhe sherre ndërmjet shoferëve .(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...