Sabaudin Zhuta: Në Maqedoni akoma vazhdon funksionimi i “shtetit të rrobëruar”

Angazhimi i strukturave euo-atlantike për një Ballkan Perëndimor stabil janë gjithënjë e më të theksuara, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, profesori universitar Sabaudin Zhuta.

“Nuk është i rastësishëm angazhimi i strukturave euro-atlantike për një Ballkan Perëndimor stabil dhe këtë çdokush e ka kuptuar përpos disa strukturave që po udhëheqin e që krijojnë politikat në këto rajone. Kancelarja Merkel, prezidenti Makron, kongresmenë Amerikanë (Dana Rodekaker e të tjerë por edhe lobi Shqiptaro Amerikan me në krye Diogardin), ndërmjetsuesi i OKB-së Nimic si dhe shumë intelektualë; kanë fiksuar vëmendjen në përmbylljen e çështjeve të hapura këtu në Ballkan. Nga ana tjetër,”sherifat” e lidershipeve rajonale Ballkanike në mungesë të vizioneve e guximit, ose të pretendimeve të tyre të mykura,sikur neglizhojnë këte nevojë urgjente”, thotë për Zhurnal, Sabaudin Zhuta, profesor universitar.

Nga ana tjetër, shton mëtej ai, ndikimi rus por edhe ai “erdoganist”, po zvarrisin përmbylljen e këtyre proceseve.StrugaLajmStrugaLajm

“Në Maqedoni akoma vazhdon funkcionimi i “shtetit të rrobëruar”. Qeverija me në krye me kryeministrin Zoran Zaev akoma s’po e merr veten. Njëra nga allkat kyçe; Ligji i përdorimit të gjuhëve, ndryshimi i emrit të shtetit, nevoja e ndryshimit të Kushtetutes, reformat në sistemin juridiko-gjyqësor, emrimi i Guvernerit të bankes popullore, destruktiviteti dhe raportet e kohabilitimit me kryetarin e shtetit etj. Janë hendikep që pengojn proceset pozitive dhe burim i shum problemeve të brëndëshme që mund të sjellin dhe destabilitet. Programi i qeverrisë së RM-së i quajtur/ 3-6-9 /,ishte vetëm një improvizim i venitur”, thekson Zhuta.StrugaLajm

Edhepse me një dinamikë shum të ngadalsuar, shprehet mëtej profesor Zhuta, besoj se gjatë 6 muajve në vijim,shum nga këto çështje që ceka, nën presion e mbështetje të faktorit ndërkombëtar,do të ketë epilogje pozitive; gjithsesi edhe ngecja në hiret ndërpartiake mbi përdorimin e gjuhëve shpresoj se do të tejkalohet, mbase përdorimi në praktikë do jetë një proces i mundimshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...