Sali Musai-Komandant Profi nga Struga promovoi librin “Mbahu Nënë”

Në promovimin e librit  “MBAHU NENE”
të SALI MUSAIT në Strugë ishte perplot me miq, dashamires, bashkeluftetar te UCK se nga Kosova, Ilirida, intelektual, artist te medhej te kombit, Akademik te shkences, familjar dhe bashkevendas .
Te gjithe me padurim priten momentin e promovimit te librit dhe u ndien shume krenar per Sali Musain, si bashkombas, luftetar njeri me bindje dhe vision kombetar.Saliu me vepren etij, e ka nderuar Strugen, kombin, dhe te gjithe ata qe u flijuan ne vijen e pare te frontit. Per Sali Musen foli Redaktori Fatmir Minguli, i cili tha pershtypjet e tija lidhur per librin. Por me e forta ishte se ai Saliun e kishte kuptuar si nje luftetar shume te madh, njeri qe nuk ka ditur cka eshte friga. Poashtu ai tha, prej gjithe asj qe kuptova ga vet autori, kjo liber eshte vetem nje germe e gjithe veprimtaris se tij. Tjerat do ti dini dhe mesoni me vone.
Recenzenti Shpetim Pollozhani, librit “Mbahu Nene”, i kishte bere analiza te thukta, lidhur per peshen, rendesine luftarake, deshiren e Saliut per liri kombetare. Ai permendi se Sali Musai kapital te vetem ka trimerine, guximin, luften, ndershmerine, shoket, miqet, familjen dhe krenarine e tije kombetare.
Ne fund te diskutimit la pershtypjen se Sali Musai eshte biri i madh i Struges, i cili ka shtruar lavdi te perjetshme te nje ushtaraku cilesor,
Gjithashtu fjala e gjalle u degjua nga dy bashkeluftetaret e Saliut nga Kosova:prej Istogut Fikret Shatri dhe nga Mitrovica Bekim Shyti. Te dy ishin djem te pashem Dardan – Kosovar, trima si shqiponja, te dy folen per Saliun dhe thane se Saliu ishte vllau jone ga Ilirida, i cili luftes se UCK se i dha moral, fitore, bindje dhe dashuri vellazerore. Per ne Saliu luften e ka bere me dashuri, guxim te pashoq, kurr nuk u ankua, gjithemon ne aksione. Ishte dhe mbeti i dashur per te gjithe. Askush nuk e njihte se ai quhet Sali Musai, por ne e denim si Komandant Profi, mandej Ac Bega, etj. Keto nofka ishin normale te perdoren qe te mos e dijme asjerin se kush prej nga eshte. Ne fund te luftes kuptuam se Komandat Profi, ishte nga Struga. Tani per ne Struga dhe populli i saje eshte me i dashur, me prioritet kombetar per Saliun qe ka rrit dhe e ka djal te saj. Saliu eshte edhe i Kosoves dhe gjithe kombit shqiptar.Saliut i deshirojme jete te gjate dhe ta gezoje Lirine qe e meriton.
Mirush Kabashi artisti i madh ga Shqiperia, si gjithemon me Poemen Jame shqiptar Kosovar, te Mitrush Kutelit, e ndezi dhe perloti sallen. Ne salle gjindeshte Tinka Kurti dhe shume njerez te artit dhe shkences.Te gjithe te pranishmit me apllauze te gjata frenetike i pershendeten diskutantet.
Ne fund fjalimin lidhur per librin Mbahu Nene, e pembylli vet autori Sali Musai, i cili tha se une ndihem krenar para jush qe keni ardhur sot dhe me keni nderuar, une nuk jame poet, nuk jam mar me shkrime dhe uk dij te shkruaj libra.
Une bera lufte, i sherbeva luftes dhe ne lufte dhash aq sa munda per popullin tim te shume vuajtur.Lufta ishte e pashmangshme, ne lufte mu vrane shume shok, miq bashkeluftetar, njerz te pafajshem por ajo eshte cmimi u luftes. Me ate cmim u fitua LIRIA, e cila eshte zgjidhja e perhershe e popullit tim.Tani jeten e kuptoj ndryshe se kemi luften e mbrendshme, me profiteret politik, ekonomik.
Kam shume besim ne JU dhe gjithe progresin kombetar, se shpejt kombi do te lulezoi, Shqiperia do te bashkohet dhe ne hallet tona do ti flakim ne suksese dhe kulture kombetare.Faleminderit Amerik,faleminderit te gjithe Juve per pjesemarje.

StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...