Saliu – Selës: Jeta dhe kauza shqiptare vlejnë më shumë se 500 mijë euro?!

Urim SALIHU

Po të isha unë protagonisti i ngjarjeve të trishta të 27 prillit do luftoja gjithë jetën që dhunuesit e mij ti shihja përgjithmonë prapa grilave.Atë që bënë , një burg i përjetshëm mbase do ishe pak sepse gjithë bota e pa atë kasaphane që ndodhi në vendin e shenjtë të shtetit.Do doja që ata që deshtën të marrin jetën time ti shihja se si vuajnë dhe cfarë do të thotë të të bëhet jeta ferr , po aq e errët sa ideja e atyre dhunuesve që deshtën ti marrin jetën dikujt.Ta shihnin se të tentojnë të marrin jetën e atij që nuk përfaqëson vetëm vetveten por më shumë se kaq, nuk do kishte kurrë një kompromis.Asnjë cmim nuk do vlente në këmbim të idesë mizore sepse qëllimi i likuidimit është shumë më i errët se sa një cmim qoftë prej gjysëm milioni, ose edhe mijëra herë më shumë se aq.

Në momentin kur do fitoja dëmshpërblimin unë do kisha gjysëm milioni në konton time, por do varrosja mesazhet e mijëra njerëzve që më mbështetën, do humbja idenë e kauzës sime.StrugaLajm

Në momentin kur dickaje i vë një cmim , atëherë mund të përfitosh materialisht por ke humbur qëllimin tënd .Fakti që ti ke vënë një cmim , procesi mbyllet aty dhe pjesa tjetër u përketë më gjykatave të merren me ata persona që deshtën të marrin jetën e dikujt , jetën e një politikani që tha se lufton për një kauzë të madhe.Kauzat e mëdha nuk kanë cmim prej gjysëm milioni.Do doja me gjithë fuqinë time , ky proces të ketë marrë epilog ndaj atyre që deshtën të vrasin një lider, demokracinë, deshtën të fusin vendin në një kaos, mbase edhe në një luftë civile.
Nëse do rrihesha për vdekje, si një qenie njerëzore do kisha një neveri, një mllef, sepse zemra dhe mendja nuk pajtohen lehtë me ata që të gjakosin për vdekje .Por do i urreja edhe më shumë sepse ata nuk deshtën të likuidojnë vetëm një njeri, por një kauzë, mijëra mbështetës, një cështje shqiptare.Kjo s’ka një cmim.
Ja përse nuk duhej kërkuar Sela dëmshpërblim më shumë se dicka tjetër që është shumë më domethënëse se sa paratë.
Janë goditjet e mijëra votuesve shqiptarë në të njëjtën kohë përkrahës të Aleancës.Gjakosja e një prindi, lideri që mbi të gjitha nuk përfaqëson vetëm vetveten por më shumë se kaq.27 Prilli i përgjakshëm ishte pikënisja e një ndryshimi, e shpresës për një jetë të re, për demokraci .Kur ndodhi ai episod i trishtë të gjithë u revoltuam sepse në ashpërsinë e atyre ngjarjeve kishte edhe mllef, urrejtje, kishte episod kur sheh se gjakoset një njeri , dhunohet ëndrra e një kombi të tërrë dhe ato sekuenca na vranë secilën ditë në një mënyrë ose tjetër.StrugaLajm

Por pas asaj dite të zezë dhe anarkiste, aty ku u dhunua shtëpia ligjvënëse, demokracia, shteti dhe u rrahën edhe përfaqësues politikë, është po aq neveritëse një dëmshpërblim sepse ata që të rrahin mund edhe të të paguajnë.Ata mbase e pranojnë këtë , por cfarë do ndodhë me pjesën tjetër , me lirinë , kauzën shqiptare , tentimin për vrasje që nuk kanë asnjë cmim.


Loading...
loading...