Babai shqiptar dëgjoi fjalën më të rëndë nga biri i tij: Babi edhe unë po iki!

Muhamed Zulbeari sot përcolli djalin për në gurbet me një postim emocionues:
Babi edhe un po iki!!!
Babi, të kujtohet sa herë kemi biseduar për ekzodet dhe shprazjen e trojeve shqiptare nëpër shekuj? Çdo herë gjendej fajtori, her Çubrilloviqi, her Nikolla Pashiqi, herë Rankoviqi…
Babi, edhe sot po bisedojmë për atë se si shprazen kafenetë, rrugët, fshatrat dhe qytetet tona, dita ditës.StrugaLajmStrugaLajm


Babi, si shumë të tjerë para meje, ja… më erdhi rradha edhe mua të iki. Edhe pse kam dëshirë të jem i fundit, do ketë edhe shumë pas meje.
Babi, kend ta fajësojmë tash? Edhe pse e kemi shumë vështirë ta themi, të gjithë e dimë por të gjithë heshtim.
Babi, pse erdhi rinia jonë deri në këtë derexhe? E di ti se shumica e atyre që ikin janë me diploma fakulteti, ndoshta edhe më shumë?
Babi, si aritëm ne të kategorizohemi për të siguruar egzistencën individuale dhe familjare? Tash të themi se Rankoviqi i ka fajet?
Babi, si aritëm që ngjyra e fanellës, thellësia e xhepit dhe përshtatëshmëria individuale dhe familjare të jenë bazë për mbijetesë?
Babi, për të mbijetuar duhet patjetër të kesh ngjyrën e duhur, pa patur parasysh cilësinë profesionale? Janë të rezervuara privilegjet për bartësit e fanellës dhe fëmijët e tyre?
Babi, ka edhe prej tyre që nuk i takojnë asnjë ngjyre porë i kanë” xhepat” e thellë dhe blejnë privilegje prej bartësëve të fanellave?
Babi, është përshtatëshmëria, kameleonizmi për të grabitur privilegjet e mbetura nga grupet e para?
Babi, ç’ndodh me pjesën e njerëzve që kanë gabuar ngjyrën, respektojnë vlerat dhe kanë një bosht të kualitetit? Ikin këta?
Babi, kam shumë pytetje por më ke borxh vetëm një: A do ta kesh ti i pari guximin që të fillosh rrënimin e këtyre kategorive dhe ndalimin e kësaj ikje masive?
Deri sa të ma kesh gati përgjigjen, unë ika babi!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...