Sela: Qeveria duhet të bëjë kujdes me shqiptimin e masave

Kryetari i ASH Ziadin Sela theksoi për Alsat-M se Qeveria duhet të bëjë kujdes me informimin rreth masave të reja, që të mos shkaktojë efekti i të kundër, duke përmendur këtu shpalljen e orës policorë në Kumanovë, vetëm 5 orë para se e njëjta të zbatohej.

Sela tha se vala e dytë e virusit do të shfaqet atëherë kur qytetarët t’i kthehen jetës normale. Sipas tij, lehtësimi i masave nuk do ta kthejë situatën në normalitet. Rreziku, sipas tij, ekziston nga vala e dytë e virusit, që pritet të ndodhë atëherë kur qytetarët do të rikthehen në rutinën e tyre të mëhershme. Sela thotë se duhet të bëhen testime masive për të pasur një pasqyrë më të qartë të gjendjes në vendin tonë.
Ai akuzoi se shtabi i krizave po keqpërdoret politikisht, pasi sipas tij eksponent të caktuar veprojnë duke pasur në mendje zgjedhjet e parakohshme, me qëllim që kur kjo situatë të kalojë, të përvetësojnë ndonjë votë më shumë. Zgjedhjet, thotë ai, duhet të harrohen në rrethana të tilla, dhe në qendër të vëmendjes të jetë vetëm shëndeti dhe e mira e qytetarëve. Ai flet edhe për masat ekonomike të Qeverisë, dhe thekson se nuk mjaftojnë konferencat për mediat, por se duhet të bëhen kontrolle në terren që të mos rriten çmimet e produkteve.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...