Sela-Shilegov: Të formohen grupe pune për të shqyrtuar mangësitë e përdorimit të gjuhës shqipe

“Sot, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim me Petre Shilegovin, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Me këtë rast, Shilegov u interesua për punët dhe sfidat me të cilat po përballet AZGJ-ja. Pas njoftimit për çështjet rreth funksionimit të Agjencisë, drejtori Sela informoi se qytetarët po ankohen për mungesë formularësh në gjuhën shqipe dhe emërtim të institucioneve dhe informata të tjera në Qytetin e Shkupit.

Në anën tjetër, Shilegov theksoi se tashmë janë marrë masat dhe se janë angazhuar përkthyes që po merren me aspektet gjuhësore.StrugaLajmStrugaLajm

Sela dhe Shilegov ranë në ujdi që të dyja institucionet të formojnë grupe pune për të shqyrtuar mangësitë e përdorimit të gjuhës shqipe, zgjidhjen e tyre dhe deri ku ka arritur zbatimi i saj.StrugaLajm

Palët u zotuan se do të ketë edhe bashkëpunime të mëtutjeshme ndërinstitucionale.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhë.

In : Aktuale

Loading...
loading...