Sela, sqaron të interesuarit për përdorimin e gjuhës shqipe

Të shumta kanë qenë ankesat e qytetarëve lidhur me çështjen e dëftesave të nxënësve, sa i përket çështjes së emrit të shtetit, shtetësisë dhe obligime tjera që burojnë nga marrëveshja e Prespës.

Këto ankesa janë drejtuar edhe te Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, ku qytetarët kanë kërkuar sqarime nga ky institucion lidhur me ankesat e tyre.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela në një prononcim për Zhurnal iu bën apel institucioneve që gjatë ndryshimeve të dokumenteve duhen të merren parasysh ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës.StrugaLajmStrugaLajm

Ai tha se Shtetësia në dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe është: “e Maqedonisë / Qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.StrugaLajm

“Pas ankesave të shumta të qytetarëve të drejtuara në adresë të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës sa i përket çështjes së dëftesave të nxënësve dhe reagimeve për të njëjtat në media, ndjehemi të obliguar për të dhënë përgjigje në lidhje me këtë çështje. I udhëzojmë të gjithë institucionet shtetërore që gjatë ndryshimeve në dokumentet zyrtare, sa i përket çështjes së emrit të shtetit, shtetësisë dhe të obligimeve të tjera që burojnë nga Marrëveshja e Prespës, duhet të merren parasysh ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht, Amandamentet Kushtetuese XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI. Shtetësia në dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe është: “e Maqedonisë / Qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar për Zhurnal, Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...