Selfiet po marrin jetë, ja shifrat e frikshme të vdekjeve në mbarë botën!

Të bësh një selfie, në një vend ekstrem, sigurisht do të dilte një foto mjaft e bukur, por duket se qindra persona, kanë rrezikuar më shumë se ç’duhet, dhe jo vetëm nuk kanë bërë foto, por ai moment ka rezultuar fatal për ta.

Sipas një studimi të botuar në “Journal of Family Medicine and Primary Care’”, të paktën 259 persona kanë humbur jetën në vitet 2011-2017, për shkak se janë përpjekur të bëjnë një foto në vende ekstreme.

Për shkak të mungesës dhe vështirësisë së të dhënave zyrtare, studimi është kryer përmes klikimeve në internet, me fjalët kyçem e si “vdekje nga selfie”, ose“vdekshmëria selfie”.StrugaLajm

Janë gjetur gjithsej 137 aksidente në mbarë botën, që shkaktuan 259 viktima.StrugaLajm

Mosha mesatare e viktimave, pothuajse tre të katërtat e të cilëve ishin meshkuj, ishte 22.9 vjet.

Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në Indi, pasuar nga Rusia, SHBA-ja dhe Pakistani.

In : Aktuale

Loading...
loading...