Reklamo ketu



Sëmundja e sheqerit (diabeti) dhe agjërimi gjatë Ramazanit

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit për besimtarët e fesë Islame është një prej 5 ritualeve të shenjta. Pacientët me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore gjatë Ramazanit dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë.

Ass.dr.Merita Emini Sadiku, Dr.Sci
Interniste-endokrinologe

Në mesin e mjaft sëmundjeve të cilat e rrezikojnë shëndetin gjatë agjërimit është edhe sëmundja e sheqerit por, jo për të gjithë pacientët me këtë sëmundje kanë rrezik të njëjtë. Prandaj ekzistojnë përjashtime të cilat kanë si diferencim kontrollin e mirë ose jo të sëmundjes si dhe llojin e kësaj sëmundje.

Pacientët me tip 1 të sëmundjes të cilën ekskluzivisht trajtohen vetëm me insulinë e rekomandueshme është që të mos agjërojnë si dhe ata të cilët kanë komplikime serioze kronike, si ato kardiake dhe të veshkave, si dhe pacientët të cilët kanë episode të shpeshta të rënies së sheqerit në gjak ose rritjes së tij apo kanë komplikime akute të sëmundjes.

Rreziku nga agjërimi tek pacientët me sëmundje sheqerit përveç llojit të diabetit varet edhe nga trajtimi të cilin marrin, rreziku individual nga hipoglikemia, prezenca e komplikimeve dhe/ose sëmundjet tjera shoqëruese, rrethanat individuale sociale ose vendit të punës si dhe eksperienca e agjërimit të mëhershëm. Pacientët me rrezik për të agjëruar janë ata me kontroll të keq të sëmundjes.