Sëmurja e stjuardesës i lë udhëtarët pa fluturuar prej Prishtinës drejt Këlnit


Mbi 40 udhëtarë të linjës Prishtinë – Këln mbetën pa udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Një gjë e tillë ndodhi si pasojë e një problemi operacional të kompanisë “Air Prishtina”, raporton KTV. Një stjuardesë e saj u sëmur.

Sipas udhëtarëve, ata nuk kishin marrë asnjë paralajmërim për pamundësi udhëtimi.

Më tutje, ata thonë që u janë ofruar disa alternativa për udhëtim për në Gjermani, por që nuk janë të kënaqur me ofertën.

Ndërkaq, punëtorët e kompanisë së fluturimeve kanë thënë që për shkak të mungesës së stafit në bord, kanë mundur të hipnin vetëm 100 udhëtarë.

Sipas tyre, të gjithë të mbeturve iu është mundësuar udhëtimi për në Gjermani, mirëpo në destinacione të ndryshme nga Këlni. Disa prej tyre kanë udhëtuar të shtunën, e një pjesë kanë mbetur për të dielën.

Madje, ata thanë që do t’u mundësohet edhe transporti deri në destinacionin e paraparë, e po ashtu do të kompensohen.

Kompania “Air Prishtina”, megjithatë, nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare televizionit, për këtë çështje.SPONSORED CONTENTStrugaLajm

Mgid

Brilliant Trick Melts Belly Fat Overnight (Do This Tonight)Drink 1 Cup Before Bed, Watch Your Body Fat Melt Like CrazyDolph Lundgren Reveals The Problem Albania Has With HimInstanthubThese 2 Vegetables Will Kill Your Belly Fat Overnight!These 2 Vegetables Can Kill Your Belly Fat Overnight!Këto 2 perime mund të vrasin yndyrën e barkut tuaj gjatë natës!Diet Lite

StrugaLajm

Prima Center

TË FUNDIT

Arrestohen 32 persona të akuzuar si pjesëtarë të “Cosa…21:46 12 Tetor, 2019

Fisnik Ismaili po pret arrestime për t’u bërë deputet në…21:45 12 Tetor, 2019

Ramos thyen rekordin e Casillasit, bëhet lojtari me më së…21:44 12 Tetor, 2019

Miley Cyrus dhe Cody Simpson e konfirmojnë lidhjen e…21:41 12 Tetor, 2019

Ja ç’na bën të duam një person21:22 12 Tetor, 2019

Merkel: Marrëdhëniet franko-gjermane do të vazhdojnë të…20:58 12 Tetor, 2019

Përdhunoi vajzën e tij për 20 vjet me radhë – pastaj një nga…20:56 12 Tetor, 2019

© 2019 – Kopjimi është i lejuar | Kontakt: [email protected]

In : Aktuale

Loading...
loading...