Seri vjedhjesh në Strugë,qytetarët të shqetësuar!

Nuk ka ditë që në Strugë dhe periferin e saj të mos raportohet për grabitje vjedhja apo tentim për të tjetërsuar pronën e tjetrit ,ky fenomen është bërë aq prezent sa në masë të madhe ka kriuar edhe frikë dhe pasiguri te qytetarët, të cilët kërkojnë një reagim më të vendosur të organeve të rendit për zbardhjen e këtyre akteve me pasoja për sigurin dhe pronën e tyre.Pasiguria dhe shqetësimi është rritur dukshëm te qytetarët strugan edhe për faktin se tani në shënjestër të hajdutëve nuk jan vetëm shtëpitë e bashkatdhetarve që punojnë dhe jetojnë në botën perëndimore ,por kohve të fundit janë vjedhur dhe janë tëntuar të grabiten edhe shtëpitë dhe pronat e të banorve rezident në Strugë,fakt i cili tregon se këto veprime të hajdutve mund të kenë edhe pasoja edhe më të rënda për pronën dhe jetën e qytetarve Se hajdutët në rrethin e Strugës janë trimnuar dhe vjedhin cfar të mundin dhe ku të duan këtë qytetarët struganë e kan konsatatuar me kohë sepse në shumë raste janë berë edhe pre i tyre.Por vjedhjet e përsëritura të kishave dhe xhamive,bankave ,organizata joqeveritare,shtëpitë e bashkëatdhetarve që punojnë në botën e jashtme,si dhe të atyre që jetojn këtu tregojn për një situatë e cila po merr një karakter masovik dhe shqetsues e cila kërkon një reagim më të ashpër të institucioneve përkatse për gjetjen dhe ndalimin e kryersve të këtyre veprave dhe akteve të përsëritura.Nga policia e Strugës potencojnë se situata është në kontrollë dhe ata po bëjnë të gjitha përpjekjet për sigurimin e jetës dhe pronës të qytetarve struganë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...