Serialit “Më fal” i erdhi fundi 

Me këtë datë do të përfundoj seriali shumë i shikuar

Seriali turk “Beni Affet”, apo siç përkthehet në shqip ‘Më Fal’, është njëri ndër serialet më të shikuara në trojet shqiptare.

Ky serial shikohet thuajse nga secila moshë. Frikë, emocion, dashuri e sekrete të shumta, i shoqërojnë protagonistët gjatë tërë kohës, shkruan rtv21.tvStrugaLajm

Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2011 dhe deri tani ka shumë aktorë që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktorë tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit.StrugaLajm

Çdo gjë që ka fillimin ka edhe mbarimin, “Beni Affet” javën e kaluar ka përfunduar xhirimet e fundit, pra seriali shumë i shikuar me 28 dhjetor do të përfundojë përfundimisht në Turqi.

Aktorët që me rolet e tyre i qëndruan besnik këtij seriali deri në episodin e fundit duket se janë, “Feridja”, “Murati”, “Kaderi”, “Sevgi”, “Osmani”, “Nazira” dhe “Shahini”.
Lajmi për përfundimin e serialit është bërë i ditur në faqen kryesore të serialit në rrjetin social Instagram si dhe më pas në mediat turke. /21Media

In : Showbiz

Loading...
loading...