NABIZI NABIZI
NABIZI NABIZI
Sezoni i turshive, ulet interesimi i qytetarëve

Sezoni i turshive, ulet interesimi i qytetarëve

Pavarësisht se sezoni i përgatitjes së turshive dhe kompostove ka filluar tashmë, tregjet janë ende gjysmë të zbrazura. Çmimet e perimeve dhe frutave janë të shtrenjta për qytetarët. Një pjesë e qytetarëve të anketuar nga Alsat madje thonë se turshitë preferojnë t’i blejnë të gatshme për shkak se shpenzimet për përgatitje janë relativisht të larta.

Ende nuk i kemi bërë turshitë, është pak herët, më vonë do ti bëjmë. Nuk e di, nuk më duken shumë shtrenjtë.”

“Ende nuk i kemi bërë, ja tani po filloj të blej. Çmimet varet, për dikë janë lirë, për dikë janë të shtrenjta”

“Çmimet janë pak të shtrenjta momentalisht dhe nuk do të përgatis asgjë këtë vit, do të blej më shumë të gatshme- thonë konsumatorët.

Shitësit nga ana tjetër shprehen të ndërgjegjshëm se çmimet janë të larta por thonë se kjo është pasojë e prodhimtarisë së ulët. Megjithatë ata shpresojnë se do t’u shiten prodhimet.StrugaLajmStrugaLajm

Ka interes por çmimet u duken të shtrenjta qytetarëve. Por të na pyesni neve që punojmë si është. Por problemi është se njerëzit nuk kanë të holla.”

Ne jemi të përgatitur çdoherë por puna është e dobët. E gjitha varet nga njerëzit, se sa kanë mundësi të blejnë.Çmimet do të jenë më të larta këtë sezone për shkak se nuk ka prodhim të mjaftueshëm”StrugaLajm

Ka interes nga qytetarët, por populli nuk ka të holla dhe blejnë shumë dobët. Vetëm pyesin dhe largohen sepse çmimet janë pak të larta- thonë tregtarët

Përndryshe, që të përgatisni të paktën dhjetë kavanoz hajvar është e nevojshme që të blini të paktën 50 kg speca, dhe për këtë ndani rreth 1500 denarë. Së bashku me përbërësit e tjerë për përgatitjen e ushqimeve nevojitet edhe energji elektrike ose dru, pa e llogaritur fuqinë punëtore. Nëse në këtë përllogaritje shtoni edhe përgatitjen e turshive dhe disa ushqimeve të tjera, përafërsisht çdo familje duhet të ndajë të paktën njëqind euro për të përgatitur turshi, pa përfshirë kompostot dhe reçelet.

Elmedina Aliji 

Loading video

In : Aktuale

Loading...
loading...

©