Sherr në dasëm, plagoset nusja dhe 11 dasmorë

Një përleshje masive midis dy familjeve gjatë një dasme bëri që nusja dhe 11 dasmorë të mbeteshin të plagosur në Turqi. Duru Akhan u filmua në fustanin e saj të dasmës, teksa u paraqit në spital me krahun e dëmtuar.

Gjithçka filloi kur familja e dhëndrit Bilgin Akhan akuzoi krushqit për vjedhje të stolieve që i ishin dhënë nga mysafirët. Pretendimi dyshohet se nxiti një sherr masiv dhe bëri që të thërritej edhe policia.

Bilgin ishte aq i zemëruar për incidentin, sa ai ka kërkuar divorc. Çifti u martua me mblesëri, e ishin njohur vetëm tre javë më parë, pasi një i afërm i prezantoi.

In : Aktuale

Loading...
loading...