Sherri i Kovid 19, s’ka para nga mërgimtarët-Izet Zeqiri

Nga prof.dr.Izet ZEQIRI
Migrimi i përgjithshëm i qytetarëve të Maqedonisë që kanë lëshuar vendin dhe kanë migruar jashtë vendit është diku mbi 630.000 njerëz, pjesa dërmuese e tyre punojnë në shtetet evropiane edhe ate në: Gjermani, Zvicër, Itali, Danimarkë, Suedi, Austri, Francë, Belgjikë, Holandë etj.

Pjesa tjetër e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjithashtu jetojnë dhe punojnë në vendet tej oqeanike si në SHBA, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australi, Kanada etj.

Me që pandemia Covid 19 është përhapur në të gjitha shtetet, nga kjo pandemi janë goditur edhe mërgimtarët tanë në shtetet ku jetojnë dhe nuk do mend se humbjet ekonomike janë evidente edhe tek ata.
Diaspora ka pasur dhe ka një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e shumave të mjeteve të cilat çdo vjet janë afër dy milliard euro, të cilat qoftë nëpër kanalet bankare, qoftë nëpër kanale private hyjnë në Maqedoni e Veriut.

Të gjitha këto mjete kanë paraqitur një pozicion të mirë në bilancin e pagesave të Maqedonisë, si mjete devizore dhe transfere private të të ardhurave të punëtorëve tanë që punojnë në botën e jashtme por edhe si konsum dhe investimet që diaspora e ka bërë në vendlindje.

Transferet e mërgimtarëve kanë një rëndësi jetike për ekonomin e vendit sepse ato kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit social dhe uljen e varfërisë në Maqedonin e Veriut.

Remitancat dukshëm kontribuojnë në stabilitetin makroekonomik të vendit. Pothuajse çdo vit deficiti buxhetor, ai i llogarisë rrjedhëse të bilancit pagësor dhe shumë deficite të tjera mbulohen edhe nga remitancat.

Këtë vit si rezultat Covid 19 supozohet se do të ketë zvogëlim afër 50% të transfereve në para të mërgimtarëve dhe kjo do ta godit shumë ekonomin e vendit, sepse qytetarët që punojnë në diasporë, kursimet i kthejnë në vendlindje, duke i shpenzuar për plotësimin e nevojave personale të veta dhe të anëtarëve të familjes, edhe atë për nevojat primare të detyrueshme (ushqim, veshmbathje), nevoja dytësore që janë më pak të nevojshme në krahasim me të parat dhe përmbushja e nevojave luksoze që paraqesin diçka të në krahasim me nevojat e dy grupeve paraprake.

Një pjesë e mërgimtarëve kursimet i avancojnë në fondet kryesore të lëmenjve ekonomike, të cilët ndikojnë në potencialin prodhues të vendit, këto investime drejtpërdrejt ndikojnë në ngritjen e prodhimit të të mirave materiale.

Investimet e këtij lloji të diasporës janë faktor i vetëm i zhvillimit ekonomik, veprimtaritë investive ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve dhe i japin bazë perspektivës ekonomike.

Loading...
loading...











Loading…


loading…