Shiu në Zvicër shkakton dëme të mëdha

Shirat me breshër të kësaj fundjave kanë shkaktuar dëme në sektorin e bujqësisë. Demet vlerësohen aktualisht në rreth 2.5 milionë franga. Sigurimi zviceran nga breshri pret të marrë rreth 600 kërkesa për shpërblim të dëmeve.Zvicra perëndimore është prekur më së shumti. Por, sigurimi i lartpërmendur ka marrë gjithashtu njoftime për dëme nga breshri në pjesën gjermanofolëse, siç janë kantonet e Bernës, Cyrihut dhe Schwyz-it, ka bërë të ditur të hënën institucioni i sigurimit në një deklaratë.

Kulturat e prekura janë kryesisht drithërat, misri e patatet. Të premten, të shtunën, por edhe të dielën rajonet e cituara ishin objekt i stuhive të forta të breshrit. Rajoni i Luzernit ka qenë nën ujë dhe SRF Meteo ka numëruar rreth 25.000 rrufe në qiell.

Ky episod me breshër po ndodh për të tretën herë gjatë kësaj vere. I mëparshmi, ka dy javë më parë, pati kushtuar rreth 4 milionë franga, thotë sigurimi, i cili kishte marrë rreth 800 deklarata dëmtimi në sektorin e bujqësisë.

Përtej dëmit bujqësor, dëmtimi i sektorit të ndërtesave ka zbuluar numra shumë më të konsiderueshëm. Kështu që, stuhitë që patën ndodhur dy javë më parë kanë shkaktuar shpenzime për rreth 85 milionë franga që do duhet t’i paguajë sigurimi i patundshmërive A, i cili ka marrë mbi 4000 kërkesa.

Kurse më 1 qershor ishte rajoni i Thun-it (BE), i cili i ishte nënshtruar një stuhie me breshër. Sigurimi i ndërtimit në Bernë ka vlerësuar dëme për 15 milionë franga. Kjo është një prej shumave më të mëdha në vitet e fundit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...