Shkatërrohet banda shqiptare në Zvicër

Shkatërrohet një rrjet i madh shqiptaro-zviceran droge. Kjo ka ndodhur në kantonin Glarus të Zvicrës, ku policia ka zbuluar një bandë prej 11 personave (10 shqiptarë dhe një zviceran) dhe ka sekuestruar  7 kilogramë drogë të llojit heroinë. Droga vlerësohet se në treg ka vlerën prej rreth 1 milion frangash, raportojnë mediat lokale.

Të akuzuar janë 11 meshkuj të moshave 19 – 55 vjeç. Një 55-vjeçar, i cili ka shtetësi zvicerane është liruar. Tre prej të arrestuarve ndodhen në burg, tre janë dëbuar në vendin e prejardhjes, pra në Shqipëri, dhe një është liruar nga burgu.

Në të njëjtën kohë, për katër të tjerë është lëshuar flet-arrest.StrugaLajmStrugaLajm

Policia Kantonale e Glarusi, që në fillim të vitit 2016, kishe nisur hetime intensive kundër grupit të përmendur të tregtarëve me heroinë.StrugaLajm

Përveç heroinës, te grupi janë gjetur edhe 1.7 kilogram materiale për përpunimin e drogës, 11 gramë kokainë dhe 19 mijë franga. Shumica e këtyre është gjetur dhe konfiskuar  në një restorant në Glarus ndërsa 3 kilogramë heroine dhe materiali për përpunim, në një pyll në Mollis.

Deri në arrestim, grupi kishte arritur të shiste disa qindra gramë heroinë. Të akuzuarit paraqiteshin si turistë ose tregtarë të automjeteve në Zvicër. Njëri prej tyre ndodhej ilegalisht në Zvicër pasi më parë i ishte ndaluar hyrja në këtë vend.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...