SHKËLZEN DOLI, VIOLINSTI SHQIPTAR I FILHARMONISË SË VJENËS DO TË INTERPRETOJË NË“SKENA E MUZIKËS SERIOZE SHQIPTARE”

Me rastin e 5 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, shoqata Alegretto organizon koncert me virtuozin e muzikës shqipe, violinistin e Filharmonisë së Vjenës, SHKËLZEN DOLI dhe orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës. Koncerti Gala do të organizohet në Qendrën e Kulturës-Tetovë, me 10 nëntor, në ora 18:30. Biletat mund t’i gjeni në Qendrën për Kulturë, nga data 4 nëntor.

Me datë 14.11.2017, do të kemi mundësi të ndjekim koncert me muzikë orientale, me çka do bëhet edhe promovimi i albumit “The last breath”. Në Nay do të interpretojë ANAS JAHJA, ndërsa në gitarë EBRAR MAZHAR. Koncerti do të mbahet në klubin e artistëve “ODA”, në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë pa bileta.

Më datë 15.11.2017, koncert recital do të mbajë pianisti virtuoz tetovar SHKËLZEN BAFTIARI në piano. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në U.T, në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë pa bileta. StrugaLajmStrugaLajm

Më datën 17.11.2017 në ora 19:00 në pallatin e kulturës do të përformojë tenori i njohur shqiptar KASTRIOT TUSHA dhe sopranoja NITA ZENUNI. Ansamblin do ta dirigjojë Prof.Dr.ISAK SHEHU. Për këtë koncert hyrja do të jetë pa bileta. StrugaLajm

Në datë 19.11.2017 në ora 19:00 koncert do të mbajë ansambli I njohur kosovar ATTACCA. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në U.T, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë pa bileta.



Loading...
loading...