Shkencëtari francez përjashtoi një valë të dytë të infeksioneve: Epidemia e coronavirusit po përfundon

Didier Raoult, virologu francez, tha se epidemia e COVID-19 po përfundon dhe, me gjithë frikën e specialistëve të tjerë, përjashtoi shfaqjen e një valë të dytë të infeksioneve.

“Ne shohim që gjërat po ngadalësohen pak kudo”, tha Raoult në një video të botuar të martën në faqen e Institutit Mesdhetar të Infeksionit në Spitalin Universitar (IHU) në Marsejë, transmeton Telegrafi.

“Askund nuk ka një valë të dytë. Disa raste sporadike do të shfaqen këtu ose atje përfundimisht nëse dikush është super ngjitës, por e gjithë kjo nuk pasqyron më një dinamikë të epidemisë. Epidemia po mbaron”, tha ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...