Shkolla e Koroshishtit me inventar modern , falë një donacioni nga Gjermania

Një donacion shumë i cmuar i ka ardhur shkollës fillore ‘’Ekrem Jakupi’’ në fshatin Koroshisht si rezultat i bashkëpunimit që kjo shkollë ka vendosur me një institucion arsimor në Getsenkirhen në Gjermani.Zini Jusufi, përgjegjësi i shkollës fillore ‘’Ekrem Jakupi’’në Koroshishtë tregon se donacioni i cmuar prej 105 karrigesh,50 banka,13 dërrasa të zeza,projector dhe mjete të ndryshme shkollore erdhi si rezultat I kontributit të mërgimtarëve, Bekime Tafili dhe Fatmir Tafili të cilët pasi morën informacionin që shkolla e Koroshishtit kishte mungesa ata si drejtues të një shkolle fillore në Getsenkirhen u angazhuan dhe siguruan këtë ndihmë të cmuar për Koroshishtin.’’Organizimin e beri në Gjermani, Fatmiri me bashkepuntoret dhe koleget atje .Personalisht u angazhova për arritjen e inventarit në shkollen tonë: 13 -derasa te zeza me cilesi te larte,105 karike ,50 banka ,7 katedra per arsimtaret,4 projektor dhe disa mjete te ndryshme shkollore. Ne dogan kan ngelur projektoret per shkake se duhet leje nga ministrija e transportit.Nje pjesë e harxhimeve u realizua nga Rinia islame e f.Koroshishte me imamin e xhamise z.Artim Veliu qe jemi ne bashkepunim në shkollën Xhami.Kurse transporti ka ngelur i pa realizuar presim nje donator ta realizon’’informon Jusufi.Me këtë donacion SH.F”Ekrem Jakupi” u kompletua me inventar europian si qe jane shkollat e perendimit.Nxenesit kete vit shkollor u mirepriten ne shkolle me inventar te ri shton ai.’’E faleminderoj shkollen gjermane drejtorin dhe zv.drejtoren Strugane zonjen Bekime Tafili dhe bashkeshortin Fatmir Tafili dhe gjith ato qe e duan arsimin shqip dhe qe kontribojn per shkollat tona’’përfundon Jusufi.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

 

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...