Shkolla e Shumit dhe Zagraçinit vetëm me 4 nxënës në klasën e parë!!!

Vitin e ardhshëm mësimor në shkollën ku gravitojnë fshatrat Shum dhe Zagraçan në Komunën e Strugës do të regjistrohen vetëm 4 nxënës në klasën e parë njoftojnë banorët e ketyre dy fshatrave.Sipas listave të nxjerra nga Ministria e Arsimit për nxënësit që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, në vitin e ardhshëm shkollor 2017/18, në Shkollën Fillore ” Baftiar Banushi”, do të regjistrohet një rekord negativ sa i përket numrit të nxënësve që do të regjistohen në klasë të parë. Sipas kësaj liste nga Zagraçani dhe Shumi do të regjistrohen gjithsej 4 nxënës, i cili është dhe numri më i ulët i nxënësve që nga themelimi i shkollës.Në të kaluarën kujtojmë se në këtë shkollë një gjeneratë numëronte dy klasa me nga mbi 30 nxënës por migrimi në vite i banorëve drejt vendeve europiane dhe tejoqranike solli këtë rezultat.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...