Shkrim dedikuar dasmës së mbrëmshme të përgjakshme në Tetovë

Shkruan: Sulejman Mehazi
StrugaLajm

Pas trazirave shëmtuese të 1997-ës, shumë shtetas të Shqipërisë vinin në Maqedoni për të bërë biznes me armë sesa për të punuar ndershmërisht. Njëri prej miqve të mi që shiste kallashnikovë ishte A-ja nga Kukësi. Ishte kohë e keqe pas 1997-s, kohë kur s’dihej kush hante e pinte, kush ishte i ndershëm e i poshtër, kush ishte demokrat e socialist, kush me Nanon e Sali Berishën, kush vidhte e blente armë, kohë e plumbave dhe pushkëve. Armët shiteshin haptazi nëpër pazare me kilogram për dy e më tepër euro.
Llojet ishin të shumëta me qindra e mijëra sa që dhe fëmijët e vegjël jo që luanin, por dhe krisnin hiç pa gajle e frikë, të gjitha këto m’i thoshte, miku A-ja i Kukësit. Sallamadi e madhe, ku dhe qeni të zotin e vet se njihte. A-ja nga Kukësi kishte kaluar kufirin maleve me shumë vështirësi për të ardhur në Tetovën shqiptare për të shitur kallashë.
Më kujtohet, në pikën e verës, dielli saç mbi kokë, A-jë Kukësiani në vlimin e madh të gushti kishte të veshur një kaput të gjatë deri në fund të këmbëve me një biçikletë shëtiste jo vetëm qytetin, por edhe fshatrat rethepërqark Tetovës. Habiteshin dhe qytetarët me këtë njeri të panjohur e të çuditshëm! Pse në valët e nxehta të verës mbante kaputin e trashë sikurse me qenë dimër?
Një ditë prej ditëve kurejshtja ime nuk më lente qetë pa mos e pyetur: 
– A-jë Kukësi, pse në këto temperatura të larta mbani kaputin e gjatë deri në thembra?
-Të mos më duket bytha ime e jashtëqitur.
– Nuk të kuptoj-i thashë.
– Derisa ju keni temperaturë, mua bytha më mërdhifë e kam ftohje trupi, mu përgjigj A-ja
– A s’vëreni se gjithë qytetarët ju përqeshin me kaputin e veshur në gushtin e nxehtë!
-Më mirë të më përqeshin, sesa të më duket bytha me jashtëqitjen e saj, ma ktheu A-ja.
– Prapë s’ju kuptoj, ju lutem!
– Do kuptoni më vonë bythën me jashtëqitjen time.
Në moment se di se si i rashë shpatullave, aty nën kaput duart e mia hasën në diçka, më pas A-jë Kukësiani ngreu kaputin deri mbi gjunjë, e më ktheu shpinën, çfarë do shoh o Zot, dy tre armë, pushkë kallashnikovë!, ç’janë këto i thashë?
-Pushkë mik, pushkë, i shesë, prandaj jam veshur kështu të mos më duken bythët dhe jashtëqitjet e pushkëve, këto më kanë detyruar të mbajë kaputin e gjatë për shkak etheve e frikës policore.
S’ka hajër prej bythêve dhe jashtëqitjeve të pushkëve, kurrë s’kam fituar prej armëve të shitura, kurrë s’ia kam parë hajrin.
P.S. 
Dhe ne miq s’jemi duke ua parë hajrin bythëve të armëve dhe jashtëqitjeve të BDI-së, PDK-së, AAK-së, NISMËS. 
Dakordohemi me mikun A-jë Kukësianin!StrugaLajm

* Shkrim dedikuar dasmës së mbrëmshme të përgjakshme në Tetovë

In : Aktuale

Loading...
loading...