Shoqata e Shqiptarëve të Suedisë uron Nexhat Dacin për zgjedhjen në krye të Akademisë së Kosovës

Nga: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI AlbanI”, Suedi (SHSHASHS)

I nderuari Prof. Nexhat Daci, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,

Duke e mirëpritur zgjedhjen Tuaj në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, më lejoni që në emrin tim dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, t’u shprehim urimet më të sinqerta, të bindur se përmbushja e misionit Tuaj do të luajë një rol të veçantë, sidomos bashkëpunimin me mërgatën shqiptare.StrugaLajm

Ne jemi të bindur se Ju, me aftësinë, përvojën, urtësinë tuaj, do të arrini që me suksese t´i adresoni interesat e çështjes kombëtare shqiptare, duke thelluar bashkëpunimin me të gjitha trojet etnike shqiptare dhe me mërgatën.StrugaLajm

Në emër të SHSHASHS-së
Hysen Ibrahimi, Kryetar


Loading...
loading...