SHPORRUUUUUUUUU!

Nëse nuk ke kohë të mjaftueshme, mos fillo fare ta lexosh.
Nëse do të shkruaja më shpesh se sa kisha ndërmend, forcat e vjetra antikombëtare nuk do të merreshin me shkrimet e mia, por me mua. Nuk kam frikë prej tyre. Shpesh nuk kam dashur të vë re këto kundërvënie, pavarësisht se disa të tillë i bëjnë gjërat edhe më të komplikuara më fantazitë e tyre të çmendura.
Ata mendojnë se nëse ne do të shkruajmë edhe më shumë, do të jetë mundësia që miqve tanë, njerëzve të mirë t’u përcjellim gjëra edhe më të mira të mëndimit patriotik, për të ecur bashkërisht më përpara.
Por kjo nuk funksionon kështu. Duhet që secili nga ne të eci në rrugën e tij të drejtë në shërbim të shqiptarizmës, ta gjej vet, të mos e kërkoj nga të tjerët. Ne duhet të shkojmë vet në atë rrugë.
Pse e them këtë?
Ka një arsye madhore. Është e vetmja rrugë për të moë rënë viktimë e “unit” dhe egoizmit vetjak. Egoizmi ynë, po aq sa e ka problemin me veten tonë, më shumë e ka me të tjerët, me ata që përpiqen të thonë gjëra të mira për Kombin, por që nuk arrijnë të kuptohën apo të përkrahen për shkak të egoizmit tonë.
He, he…..e kush na qenka ky që po flet kështu?!
Kjo është pyetja që na mundon. Kjo është arsyeja madhore pse ne duhet ta gjejmë vet rrugën e mirë për shqiptarizmën tonë.
Forcat e vjetra antikombëtare, duke e shfrytëzuar egoizmin tonë, kanë bërë shumë të këqia në dëm të çështjes shqiptare, vazhdojnë të bëjnë shumë dëme edhe sot. Ata do të na dëmtojnë përherë.
Në rrugën tonë, secili nga ne duhet të vihet me kurajo, mençuri e trimëri përballë tyre. Jo vetëm, unë ti, ai, ajo, por të gjithë, e theksoj, të gjithë që na rreh zemra për Shqipërinë dhe për Kombin.
Këtu s’ka llafe e as përbetime, këtu ka veprim konkret. Ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë që na është dhënë, ta gjejmë rrugën tonë.
Kjo do të ishte madhështore, nëse do të dimë të dalim nga kjo fatkeqësi. Do të ishte thjesht fenomenale, nëse do të dini secili të bëni mirë atë që ju kërkon zemra dhe shpirti nga brenda, jo atë që doni të bëni për t’u dukur tek të tjerët “patriot e atdhetar”.
Shqipëria nuk kë nevojë për këtë. Nuk do të ishte asgjë e drejtë, nëse do të bënim atë që mendojmë vetëm për t’u dukur. Ja shikoni se çfarë ndodh në komunikimin gjigand të internetit. Çdo kush i bën elozhe vetes, reklamë fotove të tij, a thua se po përmbysen malet.
Janë të rrallë ata që shkruajnë për punën dhe suksesin e të tjerëve. A nuk e kuptojmë që me ketë ende se kemi gjetur rrugën për t’i thënë egoizmit tonë vrasës: Shporruuuuu?!
Meqënëse akoma jemi të përfshirë në këtë madhështi pa madhështi, atëherë a kemi menduar se çfarë do të sjellë e ardhmja për ne?!
Kjo situatë na kërkon një madhështi edhe më të madhe se sa vetëvetja jonë, se sa “UNI” vrasës i pamëshirshëm.
Ajo kërkon një “NE” të madhe, unitetin e mendimit dhe të qëndrimit, gëzmin e pamatë për sukseset e të tjerëve, sepse suksest e tyre janë dhe të mijat, janë dhe të tuat, janë të të gjithëve, janë për Shqipërinë dhe për Kombin.
Nëse forcat e vjetra antishqiptare do të dëshironin të shihnin në vazhdimësi “madhëeshtinë tonë pa madhështi”, ata do të dilnin çdo herë të fituar. Ata do të vazhdojnë të gëzohen dhe të fërkojnë duart edhe në Beograd, Athinë, Sofje, Moskë, po deshët ju edhe në Pekin, për rënimin tonë, për zënkat tona qesharake, që na krijojnë shëmbëlltyrën e një barku të sëmurë me zorrë të ngatërruara keqas.
Madhështia e Kastriotëve dhe e Rlindasve, do të na kërkonte që ne të ecnim me besim në rrugën që do ta gjenim vet. Dhe kjo rrugë është e vështirë për t’u gjetur, sepse mjegullohet nga ajo perde verbërie që po na servirin forcat e vjetra antishqiptare, por jo e pamundur për t’u gjetur.
Gjendet ajo rrugë, gjendet.
Gjendet përmes përsekutimit që po na bëjnë, përmes diskriminimit, përmes zbrazjes së vendit, përmës grabitjes së pasurisë që po na bëjnë, përmes pazareve të të ndyra të të fortëve, sepse sot ne jemi katandisur me dashje të dobët.
Gjendet ajo rrugë përballë tyre, duke gjetur secili rrugën e tij për t’i shërbyer me shpirt e zëmër Kombit dhe Shqipërisë.
Po e ritheksoj: Secili të gjej rrugën e tij të shpëtimit. Shpëto ti o njeri i mirë, bëhu njeri i mirë, shpëto vetëveten, që të marrë frymë lirisht Liria e Vërtetë për Kombin dhe Shqipërinë.
Akoma spo e kuptojmë që vrasësi i vetes tonë, i familjes tonë, vrasësi i Kombit dhe i Shqipërisë, je ti, jam unë, jemi ne të pagdhëndurit kokëngjeshur, që dimë mirë deri në perfeksion, se si dhe çfarë është sherri, fyerja, baltosja mes njëri – tjetrit.
Pavarësisht nëse kemi bërë mirë apo jo me këtë sjellje; pavarësisht nëse na kanë përndjekur apo jemi bërë persekutorë të të tjerëve; pavarësisht nëse i kemi trajtuar apo jo gjërat siç duhet deri tani, e gjithë kjo është një shuplakë për rrugën që kemi zgjedhur deri tani dhe për mënyrën se si kemi menduar të përqafuar me egoizmin tonë.
Gjërat janë vërtet shumë të vështira, por ne duhet të gjejmë rrugën tonë për të dalë në dritë, duke i mësuar dhe pranuar njeri – tjetrit edhe jargët e gojës, kur është fjala për shqiptarizmën tonë. Vetëm kështu do të shpëtojmë vetëveten, Kombin dhe Shqipërinë tonë.
Vetëm kështu do ta shikojmë veten një ditë atje ku duhet, pa marrë por dhe pa kërkuar merita, dekorata e grada për çfarë kemi bërë. Këtu forcat e vjetra po dinë si të na godasin. Ata e njohin mirë lakminë e poshtër, që të bën të tundohesh nga ofiqet, paratë, gradat e dekoratat.
Shikoni, shikoni dhe gjykoni se si ca të tillë “intelektualë” të devotshëm, se si vazhdojnë të kalojnë nga një pol në tjetrin, nga një poshtërsi në tjetrën, nga një post në kërkim të posteve të tjera, vetëm e vetëm nga lakmia. Shikoni se si shfaqen dhe kush janë kur kuptojnë se “këtu apo atje” ska më para, ska më shpërblime, poste e ofiqe.
“Hajde tabiat patriotik hajde”. Një ditë njerëzit e mirë do t’u pshurrin në “patriotizmin” e tyre të shpifur e lakmitar.
Shumë njerëz të thjeshtë nuk arrijnë të kuptojnë atë që po mudim të bëjnë ata që marrin përsipër përgjegjësi kombëtare. Këtu asgjë nuk mund të shpjegohet vetëm me disa fjalë kalimtare. Nëse dikujt i themi se “Shqipëria e Bashkuar do të behet nesër, sepse kështu them unë”, mendoni sa do të besojnë njerëzit për atë që është e pamundur, ndoshta dhe për dekada. Pra, ne nuk mund të themi gjëra të tilla të pabesueshme, por nuk mund të kërkojmë as gjëra që janë sot për sot të parealizueshme.
Kemi detyrën vetëm të zgjojmë njerëzit nga gjumi, të shkundin skllavërimin e shpirtit, dhe secili ta gjej vet rrugën e shpëtimit. As ju, as unë, as ne, nuk mund të insistojmë t’i tregojmë çdo shqiptari rrugën nga duhet të shkojë. Le ta gjejë secili vet, sepse vetëm atëherë korpusi ynë kombëtar s’do të ketë më vend për atdhetarë të përkushtuar, dhe nga korpuus do të kthehet në një Armatë.
Ne këmi për detyrë vetëm t’i bëjmë të qarta gjërat, pa u shitur mend të tjerëve për “ato që dimë”.
Çdo kush nga ne ka dy shtigje përpara vetes dhe na duhet të bëjmë vetëm një zgjedhje. Nga do të mbajmë dhe nga do të shkojmë?!
Mendja e disa prej nesh është bërë jashtëzakonisht e keqe dhe nuk mund të pranojnë më gjëra të mira. Këta tashmë e kanë zgjedhur rrugën e keq, mos u çudisni, që përballeni me palo analistë, palo politikanë, palo “atdhetarë”, me palo e me palooooo, që i shohim përditë të na baltosin Kombin dhe Shqipërinë tonë. Këta nuk lejojnë që e vjetra të kalojë në harresë.
Vetëm ata që mund të zgjohen, të cilët mund të kuptojnë se në cilën rrugë jetësore duhet të kalojnë në të ardhmen, vetëm ata mund të kuptojnë pse janë në këtë botë, duke u dhënë të tjerëve lumturinë pse ata ekzistojnë në këtë botë, vetëm këta njerëz mund ta shpëtojnë këtë vend, që sot ndodhet fatkeqësisht në buzë të greminës.
Mos ta lejojmë këtë. Të gjejmë rrugën tonë të shpëtimit.
I përkasim një rrace superiore dhe hyjnore, por që të mbetemi të tillë, të përqafojmë modestine dhe mençurinë, bashkimin tonë shpirtëror.
Bota e zhvilluar që ka arritur deri këtu, është bërë me PUNË dhe jo me LLAFE.
FALEMINDERIT.
SULEJMAN ABAZI NESHAJ


Loading...
loading...