NABIZI NABIZI
NABIZI NABIZI
Shqipëria barazohemi me Zvicrën, për çfarë bëhet fjalë

Shqipëria barazohemi me Zvicrën, për çfarë bëhet fjalë

Harta globale e reshjeve e publikuar së fundmi nga Banka dalloi Shqipërisë si një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1,485mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve u rendit Zvicra me 1,537mm në vit.

Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.

Në rang global reshjet më të larta vjetore i ka Kolumbia me 3,240 mm dhe vende të tilla si ishujt e Indonezisë me mbi 2000 mm në vit.

Banka Botërore duke publikuar hartën e reshjeve kërkon nga vendet që janë më shumë të prekura të investojnë më shumë në teknologjinë e parashikimit të motit. Duke hulumtuar në parashikime të sakta mund të parandalohen ose së paku do të mund të minimizohen humbjet ekonomike që krijon ndryshimi i motit.StrugaLajmStrugaLajm

Shqipëria është rasti tipik ku mungesa e parashikimeve dhe bashkëpunimi i institucional ka krijuar kosto të rënda ekonomisë së vendit.

Në vitet 2010 dhe 2011 kur reshjet e shumta të borës dhe shkrirja në pak orë krijoi përmbytje të mëdha, fatura e dëmeve do të ishte më e paktë nëse KESH në atë kohë do të kishte parashikime të sakta të motit mbi tavolinë.StrugaLajm

Banka Botërore thotë se rreziqet hidrologjike dhe meteorologjike (“hydromet”) janë përgjegjëse për 90% të totalit të humbjeve nga fatkeqësitë natyrore në mbarë botën.

Të jesh në gjendje të parashikosh dhe paralajmërosh qytetarët për rreziqet natyrore dhe fatkeqësitë i shtyn qeveritë të reduktojnë rreziqet ekonomike për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Hulumtimi i Bankës Botërore tregon se çdo vit, vendet mund të kursejnë 13 miliardë dollarë nga humbjet e aseteve vetëm duke investuar në shërbimet hidromete.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...

©