Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë

Karburanti i shtrenjtë është një ndër çështjet më të diskutuara. Il Sole ka bërë një krahasim të çmimit të karburantit midis të gjitha vendeve të Europës, me të dhënat e mbledhura nga portali Cargopedia për datën 31 tetor, të cilat reflektojnë situatën e ndryshme në vende të ndryshme të Europës.

Në krah të vendeve të zhvilluara europiane si Gjermani, Anglia, Franca, Zvicra apo dhe Finlanda, Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Europën Juglindore. Sipas të dhënave që janë mbledhur në 31 tetor nga Cargopedia, çmimi për një litër benzinë në Shqipëri ishte 1.3 euro. Çmimi mesatar i benzinës për të gjitha vendet e Europës është 1.22 euro.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...