Shqipëria ngjitet në vendin e 60 në rënditjen e FIFA

Kombëtarja shqiptare fiton dy pozicione në klasifikimin e FIFA-s të këtij muaji.

Kuqezinjtë e Christian Panuccit, edhe pse nuk kanë zhvilluar ndeshje, kanë mundur të ngjiten në vendin e 60, me 533 pikë.

Për sa i përket përfaqësueses së Kosovës, ajo ka humbur një pozicion në krahasim me muajin e kaluar, duke zbritur në vendin e 178, me 97 pikë.StrugaLajmStrugaLajm

Nuk ka ndryshime në vendet e para të renditjes së FIFA-s.

Skuadra kampione e botës, Gjermania vazhdon të kryesojë me 1.602 pikë, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.StrugaLajm

Pas kampionëve të Europës gjenden Argjentina, Belgjika dhe Spanja. Dhjetëshen e parë të klasifikimit të FIFA-s e mbyll Kili, me 1.147 pikë, pas Polonisë, Zvicrës dhe Francës.

Top Channel

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...