Shqipja në Llabunishtë në rrezik, mund të ndërpritet mësimi

GAZETAEXPRESS E shtune, 16 Dhjetor 2017 16:29 Nxënësit shqiptar të shkollës fillore “Murat Labunishti” në këtë fshat të Strugës mund të ngelin pa mësim, sepse një pjesë e mësuesve nuk kanë marrë paga.
Pavarësisht kërkesave të Departamentit të Arsimit të shkollës për të siguruar paratë, ende nuk ka asnjë përgjigje pozitive për10 mësimdhënësit. Vlora Leshi tani një vit e gjysmë ligjëron histori në këtë shkollë në Llabunishtë, por nuk ka marrë asnjë pagë mujore. Situata është e ngjashme edhe me punonjësit tjetër në këtë shkollë.

Drejtori i ri i shkollës thotë se bëhet fjalë problem serioz, që kërkon zgjidhje urgjente.StrugaLajm

Nga shkolla thonë se bëhet fjalë për paralele legale për çka pëlqim ka dhënë edhe Këshilli i komunës së Strugës dhe se të gjitha klasat janë me më shumë nxënës se sa minimumi i lejuar. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...