Shqipja te Pallati i Kulturës në Strugë, në pritje të ligjit nga qeveria e Zaevit-Ahmetit-Selës

Tabela kryesore e Pallatit të Kulturës e vendosur prej kohësh vazhdon të qendrojë vetëm në gjuhën maqedonase duke e injoruar gjuhën e komunitetit më të madh atij shqiptar që flitet nga 65 përqind e banorëve të Strugës .Se me gjuhën shqipe apo më sakt me përdorimin zyrtar të saj në institucione të ndryshme luhet në mënyrën më të ulët,tashmë kjo është një e vërtet e pamohushme me të cilin për cdo ditë ballafqohen qytetarët .Gjuha shqipe përdoret në varësi të dëshirës dhe vullnetit të shefave, drejtorëve apo nënpunësve të Institucioneve të ndryshëm, të cilët herë e përdorin gjuhën shqipe në komunikimet zyrtare herë vendosin që gjuhën shqipe ta trajtojn si në kohën e monizmit duke e ndaluar atë. Për hir të së vërtetës kjo ndodhë në të shumtën e rasteve kur shef apo përgjegjës është nga kombësia tjetër por ka raste dhe ndodh ndodh edhe kur përgjegjsat janë shqiptar,Paradoksi qëndron në faktin se përdorimi i gjuhës shqipe po merr karakter fakultativ, ndërkohë thuhet se gjuha shqipe është zyrtare dhe përdorimi i saj është i detyrushëm me ligj.Qytetarët shqiptarë pothuajse ç’do ditë në Strugë ndeshen me probleme të karakterit administrativ sidomos të natyrës së përdorimit të gjuhës amtare në komunikimin me institucionet publike apo Njësitë rajonale të ministrive të dislokuara në Strugë.Por përvec mangësive në aspektin institucional në përdorimin e gjuhës që e flasin rreth 65 përqind e qytetarëve është evidente që dygjuhësia (shqipja) nuk gjen fare aplikim në sektorin privat pothuajse në të gjithë gamën e biznesit sidomos në bizneset që nuk menaxhohen nga pronarë shqiptarë.Kështu tabelat treguese në një mori biznesesh më parë i gjenë në gjuhë të tjera të huaja se sa në gjuhën shqipe.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...