Shqipja zyrtare në Qafë Thanë, por jo në aeroportin e Ohrit

Me ligjin e ri për gjuhën shqipe, për herë të parë, edhe pikat kufitare që ndodhen në komunat ku elementi shqiptar është mbi 20 përqind, do të ketë përdorim të gjërë gjuhës shqipe në të gjitha elementet .Pika kufitare e Qafë Thanës, me Shqipërinë, një urë e rëndësishme e komunikimit të shqiptarëve që ndodhet në territorin e Komunës së Strugës, me këtë ligj për herë të parë do të ndeshet me shqipen zyrtare.Ndërkohë, po sipas këtij ligji aeroporti i Ohrit, gjithashtu një nyje e rëndësishme e komunikimit të shqiptarëve të jugperëndimit të Maqedonisë me botën, nuk do të ketë këtë privilegj, sepse ai ndodhet në komunën e Debërcës ku elementi shqiptar, është më pak, se 20 përqindshi.Ja cfarë, thotë neni i ligjit që rregullon përdorimin e gjuhëve në pikat kufitare dhe aeroporte.’’Në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë dhe aeroportet të cilët gjenden në rajonin ku të paktën 20 për qind nga qytetarët flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase emrat e institucioneve, shkrimet e tjera dhe udhërrëfyesit shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e tij cirilik si dhe në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët dhe shkrimin e tyre’’.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...