Shqipmedia: Ndërroi jetë biznesmeni nga rrethina e Tetovës, ja arsyet?!


Portali “Shqipmedia” nga Tetova shkruan se një biznesmen i kësaj rrethine ka ndërruar jetë para disa ditëve pasi siç thuhet “Drejtoria e të Ardhurave Publike kishte filluar sekuestrimin e gjithë pasurisë pa asnjë hapsirë tolerimi për kthimin e një borxhi që firma e tij kishte pasur ndaj shtetit”. Më tej ky portal shkruan se për këtë është informuar nga burime të familjes së të ndjerit. “Ashtu sikur mësojmë i ndjeri biznismen kishte patur një ndërmarrje tregtare po sikur të gjitha bizneset ka patur edhe borxhe ndaj shtetit që konsiderohet normale në një shtet demokratik. Por e keqja e kësaj është se “Drejtora e të Ardhurave Publike e njohur si “UJP” edhe pse ka patur mundësi tolerimi me këste apo forma tjera afatgjate që të mundësoj më lehtë kthimin e borxheve ajo nuk e ka bërë. Biznismeni tetovar nga e keqja që po i bëjnë ka ndërruar jetë para disa ditësh.”, shkruan portali me adresën www.shqip.media. , duke shtuar vitin e kaluar vetëm në rajonin e Tetovës mijëra bllokime të xhirollogarive të bizneseve të ndryshme dhe qytetarëve të cilëve u kanë sjellë telashe shtesë në jetën e tyre. “Vlen të përmendim se Drejtoria e të Ardhurave Publike ( qendra rajonale për Tetovë, Gostivar Dibër dhe Kërcovë ) ka realizuar 100% kthimin e borxheve nga qytetarët me bllokimin e xhirollogarive të shqiptarëve ndërsa qytetet tjera këtë e kanë 50%.”, thekson Shqipmedia.

In : Aktuale

Loading...
loading...