Shqiptar apo mysliman, kombi apo feja?Pyetje e pa përshtatshme

Sulejman Mehazi

Ç’janë këto budallallëqe shekullore të popullit tonë: shqiptar apo mysliman, kombi a feja, nëse je kombëtar s’të duan fetarët, nese je fetar të përqeshin kombëtarët, e kështu me rradhë. Pasi i kemi të dyjat: kombin edhe fenë, juve kombëtarëve do ju betohemi: për besën e Kanunin të Lekë Dukagjinit, a bën që njëherë e përgjithëmonë ta largoni pyetjen e pa përshtatshme e kontraverse jo vetëm për shqiptarët, por për tërë njerëzimin: kombi apo feja? Ju betohem dhe juve fetarëve myslimanë për për Allah, Kuran e Muhamed, dhe juve krishterëve për Marien e Krishtin, a bën që edhe ju njëherë e përgjithëmonë ta largoni pyetjen e pa pëlqyeshme e llojit të pyetjeve provokative të fesë dhe kombit.
Pse provokative? Provokative për shkak se nuk është e logjikshme dhe e barabartë me përgjigjen. Kur pyetja është provokative dhe jo e barabartë, normale se dhe përgjigja do jetë provokative dhe e pa barabartë. P.sh. japim pyetje të këtij lloji: a femra, a mashkulli?, a nata, a dita?, a hëna, a dielli?, a arti, a shkenca, a feja, a kombi? Normale se pyetjet e lartpërmendura nuk do na japin përgjigje, përveç konflikteve.
Prandaj i kishim lutur të gjithë kombëtarë e fetarë, intelektualë e religjiozë të mos fjalosen kot për kombin apo fene, për shkak se këtu përveç fjalosjeve, qortimeve e ofendimeve s’ka përgjigje tjetër. Bindja fetare ka të bëjë me shpirtin individual, me botën metafizike kulturore shpirtërore, kurse kombi ka të bëje me gjuhën e trupin kolektiv, me botën fizike shoqërore, sociale e kulturore, e kundërta e njërës ndaj tjetrës, e padukshmja e fshehura me të dukshmen e të hapurën.
Pyetja e logjikshme dhe e barabartë me përgjigjen do t’ishte nëse bëhet krahasimi i fesë me fenë dhe kombit me kombin: mysliman a katolik, krishter a budist, shqiptar apo serb, gjerman apo anglez.
P.S.
Pyetjet janë disa llojesh:
-Pyetje arsimtarësh apo profesorësh;
-Pyetje nxënësish apo studentësh;
-Pyetje nxitëse;
-Pyetje gjykuese;
-Pyetje provokuese;
-Pyetje nënçmuese;
-Pyetje kundërthënëse;
Pra, pyetja, kombi a feja, hy në grupin e pyetjeve provokuese, prandaj s’ka përgjigje përveç kundërthënieve.
5 korrik 2017StrugaLajmStrugaLajm

 StrugaLajm


Loading...
loading...